Nënshkruhet marrëveshja për linjën me Kosovën
Është nënshkruar marrëveshja e konsulencës për linjën e interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë. OST-ja shqiptare dhe KOSTT-kosovar dhe Qeveria Gjermane nëpërmjet bankës (KfW) nënshkruan në Prishtinë marrëveshjen e konsulencës për linjën e interkonjeksionit 400 kv Shqipëri-Kosovë. Me nënshkrimin e Kontratës për shërbime të konsulencës në mes të Bankës gjermane për zhvillim (KfW), KOSTT, Operatori i Sistemit të Transmisionit (OST ) dhe kompanisë konselente MVV Decon, do të fillojë puna rreth përgatitjes së materialit për shpallje të tenderit për ndërtimin e linjës Kosovë-Shqipëri, e cila planifikohet të shpallet tre mujorin e parë të vitit 2010 dhe përfundimi i saj është parashikuar në vitin 2012. Projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë 400 kV, me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.