Kriza financiare dhe skenarët e emigracionit
Kriza financiare mund të përkthehet edhe si një krizë e vendeve pritëse të emigrantëve. Prandaj, ajo pritet të ketë ndikime të ndjeshme edhe në politikat migratore të vendeve të industrializuara. Këto ndikime pritet të jenë shumëplanëshe, e që do të rëndojnë jo vetëm mbi emigrantët, por edhe në ekonomitë familjare dhe ekonominë kombëtare, po të kemi parasysh se një në tre familje ka të paktën një pjesëtar emigrant.
1. Humbja e vendeve të punës dhe rritja e papunësisë
Kriza, duke goditur industritë kryesore të vendeve të industrializuara, pritet të shoqërohet me kufizime të veprimtarive industriale. Kjo do të shkaktojë jo vetëm ulje të kërkesës për punë, por edhe humbje të menjëhershme të vendeve të punës në industritë kryesore, sinjalet e së cilës kanë filluar të dëgjohen. Pasojat më të mëdha të shkurtimeve drastike priten të bien mbi emigrantët, të cilët janë fuqia punëtore më vulnerable në tregjet e punës. Rezistenca e organizatave sindikaliste, në kushtet e krizës, do të përqendrohet në mbrojtjen e punëtorëve vendas. Barrën më të madhe të krizës pritet ta përballojnë emigrantët, edhe për faktin se shkurtimi i vendeve të punës mund të fillojë nga punëtorët manualë dhe jo shumë të kualifikuar.
Emigrantët përbëjnë gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore në sferën e shërbimeve, e cila thith aktualisht mbi 40% të fuqisë punëtore në nivel global. Në këtë kontekst, emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali, edhe pse këto vende duken aktualisht në periferi të krizës, pritet të përballen me sfida serioze.
2. Korrelacioni negativ midis rritjes ekonomike dhe varfërisë
Kriza pritet të shkaktojë rënie në ritmet e rritjes ekonomike. Aktualisht, një në dy punëtorë është i varfër, ose paguhet me më pak se dy dollarë amerikanë në ditë. Por, studimet tregojnë se ulja me 1 për qind e rritjes ekonomike, shoqërohet me një rritje 2 për qind të varfërisë. Ekspertë të Bankës Botërore parashikojnë një rritje 3-5 për qind të varfërisë, pra 100 milionë më shumë të varfër, si edhe rreth 45 milionë më shumë të kequshqyer deri në fund të vitit 2008. Deri tani, qeveritë e vendeve të prekura, ose në pritje të goditjeve të krizës, janë përqendruar në mbrojtjen e industrive dhe tregjeve financiare. Përvoja e krizave të mëparshme të ngjashme sugjeron se vëmendja duhet të përqendrohet edhe në mbrojtjen e grupeve të rrezikuar të popullsisë, nëpërmjet shtimit të burimeve të mobilizuara për mbrojtjen sociale.
Por, në kushtet e burimeve të kufizuara, kjo ka pak shanse të ndodhë. Për pasojë, emigrantët, ashtu si edhe një pjesë e madhe e popullsisë vendase, do të mbeten të zbuluar ndaj goditjeve që mund të japë kriza. Për më tepër që sistemi i mbrojtjes shoqërore në Itali dhe Greqi është në proces reformimi e me mjaft probleme, dhe emigrantët shqiptarë kanë akses të kufizuar në shërbime e përfitime. Edhe pse kanë filluar prej disa vitesh të shndërrohen në sponsorë të sistemit të ‘wellfare‘, fuqia në treg, në këtë kontekst edhe në tregun e shërbimeve, e emigrantëve është e kufizuar dhe e pafavorizuar në raport me vendasit.
3. Ulja e remitancave
Remitancat e emigracionit janë një ndër burimet më të fuqishme të zhvillimit për vendet në zhvillim. Në vitin 2007, remitancat drejt vendeve në zhvillim arritën në rreth 240 miliardë dollarë amerikanë. Remitancat e emigrantëve shqiptarë gjatë viteve 2006 dhe 2007 arritën në zenit, duke kapërcyer shifrën 1 miliard euro. Pas kësaj pritet të fillojë rënia e tyre. Kjo ndodh për shumë arsye: pjekuria dhe mplakja e brezit të parë të emigrantëve, hyrja në jetë e brezit të dytë, rritja e kostove të shërbimeve sociale e arsimore për brezin e dytë dhe të tretë të emigrantëve, rritja e kostos së jetesës në vendet pritëse etj. Këtyre faktorëve u duhet shtuar tashmë modifikimi i sjelljes dhe projekteve individuale e familjare të emigrantëve, për shkak të pasigurisë që shkakton kriza financiare dhe ankthi prej saj. Remitancat janë një valvul e vërtetë për ekonominë shqiptare. Për shkak të vendit tepër modest në tregun botëror, Shqipëria nuk përbën një lajm në fushën e remitancave. Por, në raport me popullsinë dhe GDP-në, roli i tyre është i ndjeshëm. Vendi përfiton në formën e remitancave rreth 350 euro për frymë, ose rreth 13-14 për qind të GDP-së. Në një kohë që India, si pritësi më i madh i remitancave, përfiton rreth 20 euro për frymë dhe më pak 1 për qind të GDP-së. Pra, Shqipëria renditet si një ndër vendet me shkallë varësie të lartë nga remitancat. Në këto rrethana, pakësimi i remitancave drejt Shqipërisë mund të shkaktojë një rritje të nivelit të varfërisë në vend.
4. Emigrantët ilegalë: Gastarbeiter go home!
Humbësit më të mëdhenj të krizës mund të konsiderohen emigrantët ilegalë. Teorikisht, rreth 30% e mbi 150 milionë emigrantëve të planetit janë ilegalë. Në rastin e Shqipërisë, përqindja e emigrantëve ilegalë është më e madhe, për shkak të rrethanave të emigrimit të shqiptarëve. Kriza mund të shkaktojë një modifikim të ri të politikave migratore, duke u orientuar drejt monitorimit, kontrollit dhe bllokimit më eficent të flukseve të reja dhe legalizimit të emigrantëve të parregullt në territorin e vendeve pritëse. Veprimeve të detyruara të qeverive duhet t‘u shtohen edhe manovrat e industrive dhe punëdhënësve, të cilët një pjesë të punëtorëve të kualifikuar mund t‘i transferojnë në punë manuale, ose të pakualifikuara. Në çdo rast, kostoja do të paguhet nga emigrantët, sidomos ata ilegalë.
Përballë këtij skenari, ekspertët kanë parashikuar madje edhe një lëvizje inverse të emigrantëve drejt vendeve të origjinës. Kjo ka pak gjasa të ndodhë në rastin e emigrantëve shqiptarë, të cilët do të hezitojnë të kalojnë nga shiu në breshër. Por ka gjasa të ndodhë në rastin e emigrantëve të brendshëm. Dy në tre emigrantë të brendshëm dhe 55 për qind e emigrantëve ndërkombëtarë të Shqipërisë vijnë nga zonat rurale. Kriza financiare, e kombinuar me krizën ushqimore, mund t‘i detyrojë një pjesë të emigrantëve të periferive të qyteteve të hedhin sytë nga tokat e lëna djerrë në fshatrat e krahinat e origjinës. Pra, atje ku burimet e jetesës janë dhe mund të përdoren.