Rinia, potencial pune dhe zhvillimi
Republika e Kosovës është vendi me popullsinë më të re në Evropë, me rreth 50 për qind të moshës 19-34 vjeç. Kështu tha dje Kryeministri Hashim Thaçi, duke e vlerësuar këtë një pasuri të madhe për punë, zhvillim dhe investime. "Kosova ka fuqi punëtore të përgatitur. Këta punëtorë të rinj e të aftë janë të etur për mundësinë e punësimit që rrjedh nga investimi i huaj në Kosovë", tha ai. "Zotimi i qeverisë për një infrastrukturë të përmirësuar dhe një fuqi të re punëtore duhet të shërbejë si dritë jeshile për investitorët, sepse investimi i tyre është i mirëseardhur dhe i qëndrueshëm në Kosovës", theksoi Thaçi. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës, prezantuan rezultatet e projektit të tregut aktiv të punës për të rinjtë, sipas të cilit që nga viti 2005 janë përkrahur mbi 7000 të rinj, përmes trajnimeve dhe ofrimit të vendeve të punës.