Prokurori: Akuzat kundër Naser Oriç
Zyra e prokurorit të Sarajevës akuzoi komandantin boshnjak të kohës së luftës, Naser Oriç, për përvetësim të hollash dhe posedim të paligjshëm armësh dhe lëndësh shpërthyese, bëri të ditur media lokale. Oriç u arrestua në muajin tetor, tre muaj pasi Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ktheu dënimin e tij se nuk kishte arritur të ndalonte vrasjen e serbëve të Bosnjës më shumë se një dekadë më parë. "Sipas aktpadisë, Oriç është akuzuar për përvetësimin e 240 mijë markave boshnjake (157 mijë dollarë) dhe posedim të paligjshëm armësh", citoi agjencia e lajmeve FENAm prokurorin Branko Sljivar. Oriç, i cili organizoi mbrojtjen e enklavës lindore të Srebrenicës gjatë luftës së viteve 1992-1995, u dënua si fillim në vitin 2006 nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi për krime kundër serbëve të Bosnjës.