Refuzimi, Thaçi: Plani me 6 pika rrezikon Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi dje, gjatë mbledhjes së qeverisë, lidhur me zhvillimet më të fundit rreth planit gjashtëpikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. Thaçi ka përsëritur qëndrimin se "dokumenti i prezantuar ka elementë substancialë të papranueshëm për institucionet dhe popullin e Kosovës". "Ne do të veprojmë dhe punojmë si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, me vendime që janë në interes të vendit, duke respektuar Kushtetutën, planin e Presidentit Ahtisari, duke ruajtur tërësinë territoriale të vendit tonë të njohur ndërkombëtarisht", theksoi Kryeministri.
Bisedimet e zhvilluara lidhur me planin gjashtëpikësh, ai i vlerësoi konstruktive, në kërkim të rrugëve më të mira për vendosjen e EULEX-it në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Thaçi tha se "nuk ka dhe nuk do të ketë konfrontim me komunitetin ndërkombëtar, por do të këtë ide, propozime, sugjerime të Prishtinës për të ardhmen". Sipas tij, refuzimi i gjashtëpikëshit nuk nënkupton ndarje të Kosovës, "përkundrazi, pranimi në përmbajtjen dhe formën aktuale, nënkupton rrezik për të ardhmen e tërësisë territoriale të vendit tonë". Duke e quajtur unik qëndrimin e institucioneve rreth planit gjashtëpikësh, Kryeministri përshëndeti edhe përkrahjen e opozitës dhe të shoqërisë civile në Kosovë.
Bisedimet
Një raund i ri i bisedimeve mes autoriteteve të Prishtinës dhe përfaqësuesve të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, përfundoi dje pa një marrëveshje për planin gjashtëpikësh të OKB-së.
Autoritetet në Prishtinë kanë këmbëngulur në qëndrimin e tyre se plani është i papranueshëm në formën e tashme. Zyrtarët kosovarë kanë thënë se tri fushat; ajo e drejtësisë, policisë dhe e doganave, sipas planit të harmonizuar ndërmjet OKB-së dhe Beogradit, cenon tërësinë territoriale të Kosovës dhe shkel Kushtetutën e saj. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, u kanë bërë me dije përfaqësuesve ndërkombëtarë se çdo zgjidhje që Kombet e Bashkuara do të arrijnë për këto tri fusha, që do të lehtësonin shtrirjen e misionit evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, në Kosovë, përfshirë dhe Veriun, duhet të bëhet në pajtim të plotë me institucionet e Kosovës. Ata sërish kanë ripërsëritur qëndrimin për bashkëpunim të plotë me autoritetet ndërkombëtare për shtrirjen pa vonesë të misionit të EULEX-it.
Vendosja e misionit
Udhëheqësit kosovarë kanë këmbëngulur se nuk ka përplasje me faktorin ndërkombëtar për vendosjen e misionit evropian në Kosovë. Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi thanë se po vazhdojnë konsultat me autoritetet ndërkombëtare për shtrirjen e EULEX-it edhe në Veri të Kosovës, por përsëritën se plani në formën e tashme është i papranueshëm. Sejdiu ka deklaruar se Prishtina nuk po e zvarrit procesin e vendosjes së EULEX-it, por nuk pajtohet me elementët thelbësorë të planit për shtrirjen e tij. "Dëshirë e jona është që EULEX-i të shtrihet sa më shpejtë në Kosovë dhe në gjithë shtrirjen territoriale, prandaj nuk jemi ata që, në një formë apo formë tjetër, po e zvarrisim procesin", tha Sejdiu.
Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës, këto ditë, kanë zhvilluar një seri takimesh me përfaqësuesit ndërkombëtarë, por të cilat kanë rezultuar pa ndonjë përafrim qëndrimesh, lidhur me planin gjashtëpikësh. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që presioni diplomatik të rritet, dhe ditëve të ardhshme Kosovën ta vizitojë ndonjë delegacion apo zyrtar i lartë nga Brukseli, në përpjekje që të arrihet ndonjë harmonizim i mundshëm. Sidoqoftë, udhëheqësit kosovarë thonë se nuk shohin asnjë mundësi që ky plan në formën e paraqitur aktualisht të mund të jetë bazë e ndonjë marrëveshjeje të mundshme.
Ndërkohë, mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e parashikuar të mbahej dje, është shtyrë sërish për javën e ardhshme, për t‘i dhënë më shumë kohë Prishtinës që të marrë një vendim rreth planit të OKB-së.