SI HARTE E SHKARRAVITUR
Në këtë botë, qëkur ajo ekziston, gjithmonë ndodh e njëjta gjë: dikush humb, e dikush fiton. Pra, qëkur ekziston kjo botë, dikush vajton humbjen, e dikush feston fitoren. Ata që kanë të drejtë ta shijojnë humbjen, e thuajse kurrë nuk marrin pjesë në kremtet fitimtare, quhen popuj. Pra, edhe pse popujt kanë qenë ata që kanë përcaktuar fituesin dhe humbësin, shpeshherë u ka ndodhur ajo që u ndodh sot shqiptarëve të Maqedonisë: vonë ta kuptojnë, se fitorja politike, ngandonjëherë, nuk do të thotë asgjë më shumë, përpos mundësi që edhe injoranti të mbajë kollare të shtrenjta. Apo të përballen me të vërtetën se humbësi politik, gjithmonë e barazon të menduarit me atë të popullit dhe vëmendja e fitimtarit përqendrohet në lartësitë e vetëkënaqësive për një grup të ngushtë njerëzish. Pra, shqiptarët e këtushëm ende jetojnë stinën politike, gjatë së cilës mbinë dhe rritet e vërteta se, përderisa ishte në qeveri PDSH-ja, BDI-ja opozitare mendonte e fliste me gjuhën e tyre, e tani kur ajo erdhi në pushtet, populli mendon thuajse si kryesuesit e PDSH-së. Dhe vazhdon çdo gjë të rrotullohet rreth boshtit të pamundësisë për të dalë nga ky mjerim politik, prej të cilit përfiton vetëm partneri qeveritar i etnitetit maqedonas.
Mbase, për shkak të kësaj, shqiptarët e Maqedonisë kanë filluar të mos u besojnë as partive opozitare, as asaj në pushtet. E ky mosbesim është i rrezikshëm, sepse popullin fillon ta bëjë të pandjeshëm ndaj fatit të vet. Ky mosbesim e çon popullin drejt një verbërie që ia pamundëson të shohë, se nuk ka asgjë më keq, se sa kur fatin e tij e përcaktojnë edhe politikanë, që të mirën e partisë së vet, e barazojnë me atë të popullit. E me këtë, atyre u krijohen kushte që popullin ta përfaqësojnë jo politikanë me portret të qartë politik, por individë, që fytyrë e vlerë kanë vetëm emblemën partiake.
Shqiptarët e Maqedonisë mbase qartë e kanë përcaktuar dallimin mes dy partive më të mëdha të tyre. Ata tani e kanë të qartë se PDSH-ja funksionon sipas parimit: Bëj si thotë kryetari, nëse do ta shpëtosh kokën, e BDI-ja sipas rregullit: Thuaj se e ke pyetur kryetarin, e vepro si ta do qejfi. Pra, shqiptarët e këtushëm tanimë e dinë se PDSH-ja është "kompani" private e kryesuesve të saj, ndërsa BDI-ja i ngjan një "shoqate aksionarësh", që takohen mes tyre vetëm kur vijnë zgjedhjet parlamentare, apo ato vendore. Kjo e bën BDI-në të funksionojë sipas parimit: Aliu e do Musën, andaj Musa nuk ia fut askujt në parti, dhe "komandantët lokalë" kanë të besuarit e tyre, të cilët në mos më shumë, i bëjnë anëtarë të ndonjë këshilli.
Por, të gjithë së bashku, ministra e deputetë, anëtarë të këshillave e drejtorë firmash, flasin dhe arsyetohen djathtas e majtas, se ata kurrë nuk do pranonin pozitën e vasalit në qeverinë e Gruevskit, por Ali Ahmeti është ai që i ka sjellë në këtë pozitë. Dhe si do që ta rrotullosh, vjen te diçka që i bën të ngjashme PDSH-në dhe BDI-në: veprat e mira partiake kanë shumë autorë, e ato të këqijat vetëm kryetarët e partive.
Parë nga jashtë, PDSH-ja edhe BDI-ja kanë edhe një ngjashmëri tjetër: u ngjajnë Shoqatave të Vejushave të Fshatit, të cilat jo vetëm që duhen me njëra-tjetrën, por edhe i besojnë njëra-tjetrës, jo vetëm nuk flasin zi e më zi për njëra-tjetrën, por mbahen mes veti, sepse nuk kanë me kë të "martohen". Andaj edhe mund të ndodhin çudira si ajo e para ca ditëve, kur deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, publikisht akuzoi dy ministra të partisë së tij, se pozitën e tyre e kanë kuptuar si vënie rregulli mes "Zotërive 10%". Pakënaqësinë e deputetit të tij, Ali Ahmeti e shpjegoi si hidhërim të përkohshëm të Xhevat Ademit, ndërsa nënkryetarja Teuta Arifi, këto akuza publike i shpalli si elementë të demokracisë së brendshme partiake. Vërtet, kjo nuk ka të bëjë as me gjaknxehtësinë e çastit të një deputeti, as me demokracinë e brendshme partiake, por shpjegon diçka shumë më të rëndësishme: ministrat e kësaj partie e dinë se fati i tyre nuk varet nga vota e deputetëve, por nga "shefi" lokal, që i ka caktuar të jenë ministra.
Siç duket, BDI-ja e sotme ka shumë pak të përbashkëta me atë të dikurshmen të viteve 2002-2006, kur ishte në qeveri. BDI-ja e atëhershme ishte ajo që promovoi diçka të gjatëpritur nga shqiptarët e këtushëm: U hapi dyert e saj atyre që kishin aftësi profesionale të ndihmonin në realizimin e ambicieve kolektive shqiptare. BDI-ja e sotme është krejt diçka tjetër. Kjo e sotmja, vlerë më të lartë ka arsyetimin se, PDSH-ja është ajo që e uli çmimin politik të shqiptarëve të këtushëm, se PDSH-ja pret pas derës së kabinetit të Gruevskit që të bëhet pjesë e qeverisë, e pa shpjeguar ndërkohë pse ajo nuk e ngre çmimin e faktorit politik shqiptar dhe vallë, a duhet të mbetesh në koalicionin qeveritar edhe atëherë kur partneri nuk të përfill, kur Gruevski pandërprerë të jep dëshmi se nuk është i gatshëm për bashkëqeverisje me shqiptarët!? BDI-ja e sotme gjithnjë e më shumë ka filluar t‘i ngjajë PDSH-së, andaj edhe mund të thuhet se rruga nga është katandisur kjo parti ndoshta nuk është e keqe: ajo rrugë do e çojë BDI-në deri tek udhëkryqi, ku do takohet me PDSH-në, e ku dy partitë më të mëdha shqiptare do të shohin se kot që kanë dy lokomotiva, se ecin përpara nëpër binarë të njëjtë politikë, e që nuk të çojnë më larg se vasali politik. Pra, mund të thuhet se ai, që nuk ia do të mirën BDI-së, nuk ka nevojë të lodhet e ta kritikojë, e as t‘ia nxjerrë të palarat në sipërfaqe, por mjafton ta lusë Zotin që ajo të vazhdojë rrugën nga është katandisur.
Sido që të jetë, harta e organizimit partiak të shqiptarëve të Maqedonisë, bëhet gjithnjë e më e paqartë. Dhe nëse në atë hartë shumëçka është e palexueshme dhe e shkarravitur, ka diçka që e portretizon saktë mjerimin politik të shqiptarëve të këtushëm: partnerët e etnitetit maqedonas në koalicionin qeveritar, mirë e kanë kuptuar se partitë shqiptare nuk janë bosht, rreth të cilit mblidhen njerëz me bindje të njëjta politike, por janë si tren që ka lokomotivë, por jo edhe shina politike për të ecur përpara. Duke e kuptuar këtë, qeveritarët maqedonas i lejojnë vetes edhe veprime, si për shembull, ai i ministreshës për Kulturës, e cila formon Këshill pa asnjë shqiptar në të. Dhe kur organizatat kulturore shqiptare reagojnë, e thonë se me këtë është thyer edhe ligji që parasheh përfaqësimin adekuat të bashkësive etnike, ministresha ngutazi e fton si anëtar të Këshillit nënkryetarin e qeverisë. Ky i fundit pranon, pa e ditur se me këtë u bëhet krah atyre që përbuzin kulturën dhe qenien shqiptare në Maqedoni. Pa e ditur se me këtë, ai shpalos një të vërtetë të madhe: se edhe sekretaresha e Gruevskit - e lëre më ministresha e Kulturës - ka ndikim më të madh në qeverinë maqedonase, se sa cilido ministër shqiptar. Sikur të mos ishte kështu, ministresha e Kulturës nuk do të guxonte të themelonte asnjë Këshill, pa pëlqimin e zv/kryeministrit të BDI-së, i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Nuk ka dyshim se, qëkur ekziston kjo botë, gjithmonë ndodh e njëjta gjë: dikush humb, e dikush fiton. Gjithashtu, qëkur ekziston kjo botë, shpesh ka ndodhur që fitorja të mos varet nga shkathtësia dhe forca e kundërshtarit, por nga pagjindshmëria dhe injoranca e humbësit. Qëkur ekziston kjo botë, shpeshherë janë dhënë dëshmi, se më lehtë është të mposhtësh një ushtri të armikut, se sa injorancën personale. Këtë duhet gjithmonë ta ndërmendin shqiptarët e Maqedonisë, që ta kenë më lehtë të vlerësojnë drejt veprimin e partive të tyre, qofshin ato në qeveri apo në opozitë.