Kriza financiare, ndikimi i saj mbi sigurinë në Shqipëri
Evis Gjebrea
Shumica prej nesh janë ekspozuar ndaj problemeve të krizës, por jo aq shumë ndaj sigurisë. Kriza në vetvete e cilado lloji qoftë shkakton ç’rregullime të sistemit ekonomiko-shoqëror të një vendi. Deri më sot nuk ka raste që në ato vende ku kriza është shfaqur të mos ketë sjellë pasoja negative në ekonominë e vendit dhe mbi ekonominë e individit në formën e pasigurisë në mënyrën e jetesës. Jemi mësuar të analizojmë efektet e krizës duke iu referuar shifrave të rënies së remitancave, apo thellimit të deficitit, por harrojmë të përmendim ndikimin që ajo ka mbi sigurinë e individit. Lind pyetja çfarë nënkupton në vetvete siguria? Është siguri e brendshme e një vendi, apo ky koncept shkon përtej kësaj? Siguria njerëzore nënkupton sigurinë nga kërcënime kronike si uria, sëmundjet, mbrojtje prej prishjeve të papritura e të dëmshme të modeleve të jetës së përditshme-si në shtëpi, punë ose në komunitete. Nisur nga kjo garantimi i sigurisë njerëzore kërkon që të trajtohen dhe integrohen njëherazi siguria ekonomike, e ushqimit, shëndetësore, e mjedisit, individuale, komunitare dhe politike. Po t’i kthehemi historisë zbulojmë se koncepti i sigurisë njerëzore nuk është një koncept i panjohur më parë. Ishte Qeveria Amerikane ajo që e lançoi mbas Luftës së Ftohtë. Siguria nuk kufizohej më vetëm te siguria e brendshme e një vendi, por ky koncept shtrihej më tej duke patur në fokus sigurinë njerëzore, e cila në vetvete përmban disa komponentë. Vëmendja tashmë nuk përqendrohet te shteti, por tek individi. Këtë e tregojnë më së miri edhe iniciativat ndërkombëtare, që gjithnjë e më shumë po i kushtojnë rëndësi mirëqenies së individit. Kështu p.sh., Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, të iniciuara nga Kombet e Bashkuara, kanë në thelb përmirësimin e mirëqenies së individit. Por sa i njohur është ky koncept në Shqipëri? Nga një studim i kryer nga Instituti Shqiptar për Demokraci dhe Ndërmjetësim lidhur me Sigurinë Njerëzore në Shqipëri, arrihet në konkluzionin se termi i sigurisë njerëzore është pothuajse i panjohur dhe këtë gjë e dëshmon mostrajtimi i tij në dokumentet e strategjive apo politikat e qeverisë.
Cilët janë komponentët e sigurisë? -Siguria ekonomike nënkupton kushtin e të paturit të të ardhurave stabël, si dhe burime të tjera për të mbështetur një standard të kënaqshëm të jetesës në të tashmen dhe të ardhmen; -Siguria ushqimore lidhet me një situatë në të cilën njerëzit në çdo periudhë duhet të kenë mundësinë dhe hapësirën e nevojshme fizike, sociale e ekonomike që të marrin ushqim të mjaftueshëm e të sigurt, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre dietike dhe parapëlqimet ushqimore për një jetë aktive dhe të shëndetshme; -Siguria mjedisore ka të bëjë me sigurinë nga degradimi i ambientit; -Siguria personale ka të bëjë me mbrojtjen e njerëzve nga dhuna fizike prej aktorëve individualë dhe shtetërore; -Siguria politike ka të bëjë me kushtet politike në të cilat jeton populli përkatës nëse ai jeton apo jo në një shoqëri që i respekton tërësisht liritë dhe të drejtat themelore njerëzore; -Siguria e komunitetit lidhet më shumë me grupet pakicë (etnike, nacionale, fetare etj.) që mund të diskriminohen nga grupe shumice.
Shtrohet pyetja se sa ka ndikuar kriza financiare botërore në sigurinë njerëzore në Shqipëri? Kriza financiare botërore, e cila nisi zyrtarisht në 14 shtator 2008 shkundi të gjithë sistemin financiar botëror dhe shumë shpejt u kthye në krizë ekonomike botërore, duke prekur ekonomitë reale të vendeve të ndryshme të botës. Si rrjedhim, nuk ka sesi efektet e saj të mos jenë ndjerë tek ne individët duke cenuar kështu sigurinë njerëzore. Edhe Shqipëria duke qenë një ekonomi e hapur nuk ngeli e paprekur nga kjo krizë, pavarësisht se qeveria shqiptare nuk pranoi se kishte hyrë në krizë dhe nuk ndërmori ndonjë strategji antikrizë. Fillimisht ekonomia shqiptare u godit nga një efekt psikologjik i humbjes së besimit të individëve, apo dhe institucioneve ndaj sistemit bankar, duke tërhequr depozitat e tyre dhe duke krijuar vështirësi për gjendjen e likuiditetit, situatë e cila u normalizua më pas.
Treguesit makroekonomikë pësuan luhatje, ndonëse jo në nivelet e ekonomive të tjera botërore. Konkretisht, sipas raportit vjetor për vitin 2008 të Bankës së Shqipërisë në gjashtëmujorin e parë inflacioni arriti nivelin 4.6%, duke e tejkaluar tolerancën e objektivit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 2008 arriti në nivelin 3.4%, e cila ishte afër kufirit të poshtëm të normës së lejuar nga Banka e Shqipërisë. Dërgesat nga emigrantët ranë me 16%, duke shkaktuar probleme për familjet shqiptare, sidomos në zonat rurale, ku këto të ardhura janë burimi kryesor me 40% të të ardhurave totale. Deficiti tregtar arriti vlerën e 2.4 miliardë euro, duke qenë 14.8% më i lartë se në vitin 2007. Kredia nga sektori bankar pësoi tkurrje, duke vënë në vështirësi biznesin privat, individët dhe ekonominë. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2008, kredia për ekonominë është zgjeruar me ritme vjetore më të ngadalta se një vit më parë; vetëm në muajin dhjetor 2008 kredia për ekonominë pasqyroi rritjen më të ulët gjatë pesë viteve të fundit, duke shënuar një normë rritje vjetore në 35%. Por lajmi dekurajues është se përveç problemeve të krizës botërore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë ekonominë e një vendi dhe rrjedhimisht ekonominë individuale të njerëzve, bota sot po përballet me disa kriza njëherazi, veçanërisht në 10-vjeçarin e fundit të tilla, si kriza ushqimore, kriza energjetike apo edhe kriza ekologjike. Në këtë drejtim kriza financiare botërore jo vetëm që iu shtua listës së krizave globale, por i përkeqësoi krizat e tjera. Sipas zv.Presidentit të Bankës Botërore, Joy Phumaphi, vlerësohet se si rezultat i krizave që kanë prekur globin 100 milionë njerëz janë varfëruar më shumë dhe 44 milionë të tjerë vuajnë nga të kequshqyerit. Po sipas Z. Phumaphi, vlerësohet se ulja me 1% e rritjes ekonomike si rezultat i krizës botërore aktuale mund të çojë në varfëri 20 milionë njerëz të tjerë.
Cilat janë këto kriza globale që po kërcënojnë globin dhe sigurinë njerëzore?
1. Kriza ushqimore. Rritja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore gjatë dy viteve të fundit ka sjellë rrezikun e urisë për miliona njerëz në botë, veçanërisht për vendet e varfra. Banka Botërore njofton se përpara shfaqjes së krizës ushqimore në botë numëroheshin rreth 926 milionë veta të kequshqyer, ndërsa tani kjo shifër ka arritur në mbi 1 miliard njerëz. Në të njëjtën kohë rritja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore ka ndikuar në rritjen e çmimeve edhe në Shqipëri, duke prekur të ardhurat e qytetarëve dhe sigurinë ushqimore. Efektet e këtij përkeqësimi kanë një efekt zinxhir, pasi ndihen më pas në arsimimin e tij dhe përkeqësimin e situatës shëndetësore. 2. Kriza energjetike. Rritja e çmimeve të naftës, e cila kryesisht ka ardhur si pasojë e dobësimit të monedhës amerikane apo rritjes së çmimit të lëndëve të para, është ndjerë edhe te konsumatori shqiptar. Rritja e çmimit të naftës dëmton në radhë të parë zhvillimin e biznesit privat, pasi mallrat dhe shërbimet e prodhuara nga ky sektor shtrenjtohen për t’u transferuar më pas te konsumatori, i cili është ai që do të paguajë më shtrenjtë këto pasoja, duke pakësuar në këtë mënyrë të ardhurat e tij. 3. Kriza ekologjike. Rritja e shpejtë në prodhimin e ndotësve ka çuar në rritjet e niveleve të gazrave që dërgohen në shtresën e ozonit. Përqendrimet e dioksidit të karbonit në nivel botëror (CO2) janë rritur me rreth 30% që nga fillimi i revolucionit industrial dhe më shumë se gjysma e kësaj rritje është shfaqur që prej vitit 1960. Studimet kanë treguar se 56.000 tonë pluhur gjenerohen çdo vit vetëm në kryeqytetin shqiptar, ose e thënë ndryshe 70 kg pluhur në vit për çdo qytetar. Si përfundim, nga të gjitha këto fakte një gjë është evidente, se siguria njerëzore është e kërcënuar dhe bota është kaq e globalizuar sa një goditje që ndodh prek në mënyrë zinxhir elementë të tjerë. Qeveria shqiptare ashtu si qeveritë e shumë vendeve të tjera e gjendur përballë krizave të ndryshme botërore që kanë prekur njëherazi gjithë globin tonë nuk mund t’i eliminojë ato, por mund të marrë masa minimizuese duke shfrytëzuar potencialet e saj. Në këtë kuadër do të ishte në interes të Qeverisë që çështjen e sigurisë njerëzore ta trajtojë me prioritet dhe ta bëjë pjesë të politikave dhe strategjive të saj, qoftë sektoriale apo kombëtare. Akoma më tepër, Qeveria shqiptare duhet të rrisë aftësinë e saj prodhuese duke shfrytëzuar bujqësinë, e cila është lënë pas dore për vite të tëra. Në këtë mënyrë Qeveria mund të sigurojë një sasi të konsiderueshme të prodhimeve ushqimore brenda vendit, gjë e cila do të ndikojë në përmirësimin e sigurisë ushqimore jo vetëm nga ana cilësore, por edhe të kostos, duke ndikuar në përmirësimin e të ardhurave të qytetarëve. Në të njëjtën kohë, Qeveria shqiptare duhet të kërkojë për burime alternative për energjinë, e cila do të ndikonte jo vetëm në uljen e çmimit të energjisë, por do të rriste të ardhurat e individit dhe do t’i jepte gjallërim sektorit privat dhe ekonomisë në tërësi.
*Pedagoge ekonomie, Universiteti Evropian i Tiranës