Kriza financiare, qeveria e ndryshon buxhetin 2009 në ditën e fundit të punës
Një pjesë e parave të privatizimeve do të përdoren për sektorët strategjikë
Ervin KOÇI
Qeveria i ka lënë për ditën e fundit të mandatit të saj ndryshimet e shumëpërfolura në buxhetin e shtetit 2009, e shtyrë nga rritja e presionit të krizës në ekonomi. Buxheti i shtetit do të përbëhet nga fondi i konsoliduar, buxheti i sigurimeve shoqërore dhe buxheti i sigurimeve shëndetësore. Por në lidhje me fondet e këtij buxheti qeveria ka vendosur një reduktim të shumë shpenzimeve në shumë sektorë, në një kohë që një pjesë të parave të grumbulluara nga privatizimet strategjike do të përdoren për sektorët më në krizë. Kështu në ligjin nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, bëhen këto ndryshime: Të ardhurat nga 327.117 milionë lekë që ishin do të ulen në 253.804 milionë lekë, shpenzimet nga 401.907 milionë lekë, do të reduktohen në 328.594 milionë lekë, në një kohë që ajo çka mbetet e pandryshuar është niveli i deficitit buxhetor që mbetet 74.790 milionë lekë.
Sigurimet shoqërore
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2009 do të pësojë gjithashtu ndryshime. Për skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror të ardhurat gjithsej do të jenë 67.109 milionë lekë nga të cilat kontributet do të kapin vlerën e 48.332 milionë lekëve dhe transferimet nga buxheti i shtetit do të kapin vlerën e 18.777 milionë lekëve. Ndërkohë shpenzimet për këtë skemë do të shkojnë në 67.109 milionë lekë. Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategori të veçanta të personave të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal mbulohet nga subvencionet e buxhetit të shtetit, por brenda kufirit të transfertave, të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2009, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, do të përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.
Deficiti buxhetor
Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit është 74.790 milionë lekë, prej të cilit 27.793 milionë lekë financohen nga të ardhurat nga privatizimi. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja për financimin e deficitit, të brendshëm dhe të huaj, prej 53.667 milionë lekësh, nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve. Të ardhurat e arkëtuara nga privatizimi strategjik i OSSH sh.a., do të përdoren në masën 50 për qind për reduktimin e borxhit të përgjithshëm publik. Pjesa tjetër e të ardhurave nga ky privatizim do të përdoret nga Këshilli i Ministrave, për rritjen e kufirit të shpenzimeve për investime jo më shumë se 30 për qind, për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë në masën 10 për qind, dhe për kompensimin e ish-pronarëve 10 për qind, fond i cili automatikisht rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit të përcaktuar në nenet 1 e 2 të këtij ligji. Të ardhurat e arkëtuara nga privatizimi strategjik i ARMO sh.a., të papërdorura gjatë vitit 2008, 9.790 milionë lekë, do të përdoren në masën 50 për qind për reduktimin e huamarrjes së brendshme dhe 50 për qind, nga Këshilli i Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve për investime, i cili automatikisht rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenet 1 e 2, të këtij ligji.
Shpenzimet
Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion në nivel programi, është përcaktuar në vendimin e ri të qeverisë. Për institucionet e pavarura nga Këshilli i Ministrave, kufiri i shpenzimeve dhe numri i punonjësve do të jenë të përcaktuara sipas ligjit. Këshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet operative, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet buxhetore, në varësi ose jo të Këshillit të Ministrave, si edhe nga organet e pushtetit vendor. Buxheti i Kuvendit të Shqipërisë është 1031 milionë lekë. Përcaktimi me hollësi i fondeve buxhetore bëhet nga vetë Kuvendi, në zbatim të ligjit për statusin e deputetit dhe të rregullores së këtij institucioni. Fondi rezervë, prej 2600 milionë lekësh, përdoret për rastet e paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontigjencës për ruajtjen e deficitit është 3.621 milionë lekë, nga i cili një fond deri në 100 milionë lekë mund të përdoret si “Mbështetje për shoqërinë civile”, sipas përcaktimeve të bëra në një ligj të veçantë për financimin e organizatave jofitimprurëse. Fondi i kontigjencës për ruajtjen e deficitit dhe ai për rritjen e pagave e të pensioneve përdoren nga Këshilli i Ministrave.
Borxhi publik
Shtesa e stokut të borxhit deri në fund të vitit 2009 parashikohet të arrijë në 77.914 milionë lekë, (përfshirë ndikimin e kursit të këmbimit prej 15.500 milionë lekësh). Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit, për financimin e deficitit të buxhetit të vitit 2009 është 70.821 milionë lekë, nga i cili: 1) financimin e projekteve të drejtpërdrejta të Këshillit të Ministrave, 32.737 milionë lekë; 2) mbështetjen buxhetore, 40.424 milionë lekë. Kufiri për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese është 7.519 milionë lekë, përfshirë edhe fondin prej 200 milionë lekësh për garantimin e kredive të eksportit, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që ushtrojnë veprimtari në prodhimin për eksport. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra, të jashtme, të papaguara, është 1.904 milionë lekë. Ulja e stokut të borxhit, si rezultat i rivlerësimit të valutës së Bankës së Shqipërisë, është 4.670 milionë lekë. Kufiri i stokut të borxhit shtetëror (pa garancitë), për vitin 2009, është 629.635 milionë lekë. Kufiri i garancive shtetërore për vitin 2009, është 44.060 milionë lekë.
Buxheti i shtetit, për vitin 2009, është:
- Të ardhurat 253 804 milionë lekë
- Shpenzimet 328 594 milionë lekë
- Deficiti 74 790 milionë lekë
Buxheti i sigurimeve shoqërore, për vitin 2009, është:
1. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror:
- Të ardhurat gjithsej 67 109 milionë lekë
- Kontributet 48 332 milionë lekë
- Transferimet nga buxheti i shtetit 18 777 milionë lekë
- Shpenzimet 67 109 milionë lekë
2. Skema e sigurimit suplementar
- Të ardhurat gjithsej 4 546 milionë lekë
- Kontributet 190 milionë lekë
- Transferimet nga buxheti i shtetit 4 356 milionë lekë
- Shpenzimet 4 546 milionë lekë
Të ardhurat e fondit të konsoliduar, sipas grupeve kryesore, janë:
- Grantet 6 313 milionë lekë
- Të ardhurat tatimore 295 982 milionë lekë
- Të ardhurat jotatimore 24 822 milionë lekë
- Të ardhurat e buxhetit vendor 18 412 milionë lekë
Shpenzimet e buxhetit të shtetit sipas grupeve kryesore, janë:
- Shpenzimet korrente 212 117 milionë lekë
- Shpenzimet kapitale 102 556 milionë lekë
- Fondi rezervë 2 600 milionë lekë
- Fondi i kontingjencës për politika pagash
dhe pensionesh 7 700 milionë lekë
- Fondi i kontigjencës 3 621 milionë lekë
3 Shtator 2009