E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT, fillon aplikimi për doktoraturat

Nis më 18 janar dorëzimi i dosjeve për doktorantët në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës
pas disa vitesh ndërprerje më në fund ka rihapur studimet për doktoratura. Aplikimi për këtë shkollë doktorale për të gjithë aplikantët do të nisë prej datës 18 janar, bën të ditur rektorati i UT-së. Mes të tjerash përfaqësuesit e universitetit më të madh pbulik në vend atij të Tiranës saktësojnë se dosja e aplikimeve duhet të dorëzohet pranë departamenteve përkatëse nga data 18 janar deri në datën 30 janar. Gjithashtu, bëhet e ditur edhe përmbajtaj e dosjes personale të çdo aplikanti që dëshiron të ndjekë studimet e doktoraturës pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në UT.
Dosja duhet të përmbajë: Curriculum vitae, një kopje të noterizuar të diplomës së nivelit të dytë (DND), ose të diplomës së integruar të nivelit të dytë(DIND). Në vend të saj mudn të paraqitet edhe një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titullit akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur  nga organet kompetente, në rastin konkret Ministria e Arsimit.
Mes të tjerash në dokumentacion duhet të vendoset edhe një kopje e noterizuar e diplomës SHPU, Master i nivelit të dytë (MND), e shoqëruar me listën e notave. Dokumente të tjera të domosdoshme për aplikimin janë edhe certifikata e lindjes me fotografi, vërtetim i qendrës së banimit. Ndërkohë që duhen paraqitur edhe dy rekomandime (nga një profesor, profesor i asociuar ose docent)Përveç këtyre në dosje duhet të jenë edhe dëshmi e vërtetime provimesh pasuniversitare si gjuhë e huaj etj. Aty nevojitet të vendoset një deklaratë e gatishmërisë së udhëheqësit shkencor për të udhëhequr kandidatin, por edhe një deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës. Vërtetimi i Dekanatit për pranimin e dokumentacionit për aplikim është një tjetër dokument që duhet të jetë pjesë e kësaj dosje. Po kështu është e nevojshme paraqitja e platformës së disertacionit, si dhe plani i punës në vite.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›