Raporti i BSH: “Shtohen llogaritë bankare, një në dy shqiptarë me një të tillë”
Statistikat, 67 mijë transaksione me vlerë 5 trilionë lekë. Shumë individë kanë dhe 4 -5 llogari bankare të hapura
Ervin KOÇI
Shtimi i numrit të individëve të cilët pagën mujore e marrin nëpërmjet bankave, por dhe i vlerës së interesave bankare për depozitat, ka bërë që numri i individëve që kanë një të tillë të shtohet. Sipas një raporti statistikor të Bankës së Shqipërisë që i referohej kryesisht vitit 2008, është rritur ndjeshëm numri i individëve që janë në posedim të një llogarie bankare ose depozite. Raporti ia dedikon këtë rritje edhe politikës “agresive” të reklamave të ndjekur nga bankat private në vendin tonë, të cilat jo vetëm kanë rritur përqindjet e interesave për depozitat, por kanë shtuar mjaftë edhe shërbimet alternative dhe sportin për klientët që kanë depozita ose i hapin ato rishtazi. Sipas BSH-së, “gjatë vitit 2008 është regjistruar një numër rreth 1.6 milionë llogari bankare, si dhe nivel i lartë veprimesh në sportelet e bankave dhe degëve të tyre në të gjithë vendin”. Në raport me popullsinë, i bie që një në dy persona, të kenë një llogari bankare, kurse si kosto, duke marrë tarifën një euro në muaj, llogaritet që shqiptarët shpenzojnë rreth 18 milionë euro vetëm për këtë shërbim. Llogaritë bankare janë mjete të nevojshme për të kryer pagesa të ndryshme, në varësi të shërbimit. Pavarësisht mesatares një në dy, BSH-ja raporton që “shumë individë kanë 4-5 llogari bankare, të hapura në varësi të punës, qëllimit dhe valutës”.
Statistikat
Sipas raportit të BSH-së, gjatë vitit 2008, janë regjistruar rreth 56 mijë transaksione në 16 banka që operojnë në treg, me një vlerë totale prej rreth 5 trilionë lekësh. Numri më i lartë i transaksioneve është kryer te "pagesa për klientët", duke zënë 51 për qind të totalit ose një vlerë totali veprimesh në rreth 485 miliardë lekë. Si vlerë transaksionesh, BSH-ja regjistron nivelin më të lartë, rreth 3 trilionë lekë, duke zënë 59 për qind të totalit. Pa përmendur emra, BSH-ja raporton se: “tri nga 16 bankat që janë gjithsej në tregun vendas, kontrollojnë 51 për qind të sistemit të transfertave”. Raporti thekson më tej se përveç biznesmenëve dhe kompanive të ndryshme, shërbimet bankare kanë nisur që ti përdorin gjithmonë e më tepër edhe individët. Edhe numri i përdorimit të kartave elektronike është rritur ndjeshëm. Kështu, për vitin 2008, BSH-ja raporton një numër të kartave që shkon në 735.411 (me një rritje në krahasim me vitin 2007, në rreth 17 për qind), ku pjesa dërrmuese u takon kartave debite. Në vitin 2007, në treg vepronin 635.248 karta, nga të cilat 621 mijë ishin debite. Gjatë vitit 2008, kartat e kreditit kanë pësuar rritje të ndjeshme, duke regjistruar nivelin e rreth 53 për qind. Po në këtë periudhë, janë regjistruar rreth 8.2 milionë veprime me kartat elektronike, me një qarkullim vjetor rreth 93 miliardë lekë. Më së shumti, kartat elektronike përdoren për të tërhequr para cash, deri në masën 90 për qind, për blerje artikujsh të ndryshëm.
Paraja cash
Sipas statistikave të BSH-së, shqiptarët vazhdojnë të përdorin akoma paranë cash (në dorë) në nivele tepër të larta, duke bërë veprime të ndryshme pikërisht në mënyrë më primitive. Sipas të dhënave nga bilanci i BSH-së, kartëmonedha me vlerë 1000 lekë duket se është më e preferuara e shqiptarëve. Gjatë vitit të kaluar (2008), në Shqipëri qarkulluan 84 milionë copë kartëmonedha 1 mijë lekëshe, me një rritje 22 për qind kundrejt vitit 2007. Kartëmonedha e dytë më e përdorur ishte ajo 500 lekëshe. Shqiptarët qarkulluan nëpër duar 62 milionë copë kartëmonedha të tilla gjatë vitit 2008, nga 53 milionë njësi që patën qarkulluar në vitin 2007. Kartëmonedha e re 2 mijë (2000) lekëshe, e cila u hodh në qarkullim në fund të vitit të kaluar, gjeti një përdorim shumë të kufizuar. Statistikat tregojnë se vetëm 502 mijë copë të tilla (2000 lekësha) janë përdorur nga qytetarët. Gjithsej, në Shqipëri, qarkullojnë 183 milionë kartëmonedha fizike. Vlera e tyre e përgjithshme financiare është 203.7 miliardë lekë, (rreth 1.63 miliardë euro). Paraja fizike në qarkullim është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar bën të ditur BSH-ja, kjo për shkak se një pjesë e qytetarëve tërhoqën përkohësisht depozitat e tyre në bankat private prej frikës nga kriza ekonomike.
Nevoja për 300 milionë euro, qeverisë nuk i jep askush para borxh
Qeveria shqiptare ka shprehur dëshirën të tërheqë 300 milionë euro kredi në tregun ndërkombëtar muajin e ardhshëm, por duket se kjo nevojë e ngutshme do të mbesë e parealizuar. Askush nuk ka gjetur guximin që ti japë qeverisë shqiptare 300 milion euro, qofshin këto edhe borxh. Disa banka të interesuara nuk janë treguar të gatshme të ofrojnë as gjysmën e shumës së kërkuar, ndërkohë që kanë ofruar kredi me interesa shumë të larta. I shpallur si një sukses, tenderi ku morën pjesë disa nga bankat më të mëdha të botës, dështoi në muajin shkurt 2009, kur asnjë prej këtyre bankave nuk mori përsipër rrezikun. Ministria e Financave i kërkoi ofertuesve të grupojnë ofertat e tyre në një kredi sindikatë, por procedura për marrjen e parave, nuk ka përfunduar ende. Pas vlerësimit të ri të borxhit nga JCR-ja, vihet në dyshim marrja e kësaj kredie. Qeveria synonte ta përdorte këtë kredi për të mbuluar rënien e të ardhurave fiskale këtë vit, si dhe për të financuar rrugën Durrës-Kukës, që deri në fund të vitit, parashikohet të kushtojë edhe 250 milionë euro të tjera. Pas dështimit të tenderit në shkurt, nevoja për para është mbuluar me borxh të brendshëm, gjë që rrezikon të destabilizojë ekonominë e vendit.
22 Prill 2009