E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të majtët përcjellin Ramiz Alinë

Tiranë – Kanë munguar shumë figura të njohura politike në homazhet e kryera në nderim të Ish-presidentit Ramiz Alia, i cili u përcoll sot për në banesën e fundit.

Protokolli i shtetit vendosi të zhvillojënjë ceremony zyrtare  në  Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, dhe të pranishëm nga politikanët kanë qëenë ish-kryeministri Fatos Nano, kreu i LSI- së Ilir Meta, kryetari i grupit parlamentar  socialist Gramoz Ruci, deputeti  Namik Dokle dhe historiani Pëllumb Xhufi. Ndërsa politikanët e djathtë e bojkotuan.

Ish- kryeministri Nano u shpreh se vlerëson të gjitha kontributet e Ramiz Alisë.

 Besoj se është në respekt të një epoke historike, e cila ka pasur protagonistët e saj. Shpreh respektin për kontributin që ka dhënë në luftën antifashiste. Në rastin e homazheve duhet të shpreh vlerësimin tim për figurën e Alisë që ka dhënë në etapa të rëndësishme të historisë kombëtare, deri në institucionalizimin e pluralizmit politik. theksoi Fatos Nano pas ceremonisë së homazheve.

Ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta duke vlerësuar figurën e Alisë në luftën antifashiste theksoi se ai ishte presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste që dha dorëheqjen pas humbjes së partisë së tij në zgjedhje.

Mendoj se nderimin më të mirë për çdo figurë politike e bën historia. Dua të vlerësoj figurën e zotit Alia si një figurë e shquar e luftës antifashiste, dhe për përpjekjet e tij për mirëkuptuar aq sa mundej pluralizmin politik. Në fund të fundit është presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, i pari personalitet politik që jep dorëheqjen pasi partia e tij humb zgjedhjet” ka theksuar Meta.

 

Politikanët e të djathtës dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, e bojkotuan ceremoninë. Një ditë më parë gazeta e Partisë Demokratike, RD, kishte shkruar në faqen e parë mbi vdekjen e Alisë, duke thënë se vdiq diktatori i fundit komunist i Shqipërisë, duke paralajmeruar mospjesëmarrjen në ceremoni. Ndërkohë që presidenti i republikës, duket për arsye protokollare, kishte dërguar vetëm një kurorë me lule.

Ndërkohë numrin më të madh të pjesëmarrësve në ceremoni e përbënin të moshuarit, ish nostalgjikë të periudhës së komunizmit.

Nano homazhe te Ramiz Alia Meta homazhe te Ramiz Alia Homazhe Ramiz Alia Homazhe Ramiz Alia Homazhe Ramiz Alia Homazhe Ramiz Alia Homazhe Ramiz Alia Homazhe Ramiz Alia

Shkrime të tjera me interes:

  1. Homazhe për të përcjellë Ramiz Alinë
  2. Çështja Meta: Kolegji, tjetër refuzim prokuroisë
  3. Procesi Meta, gjykata mbron ekspertet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›