E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi malor, ligj i ri, për 7-8 vjet, investimet përjashtohen nga taksat

KORCE- Qeveria shumë shpejt do të kalojë një ligj, sipas të cilit, çdo investim për qëllime turistike në zonë malore do të jetë për 7 deri në 8 vjet i përjashtuar nga të gjitha taksat. Deklarata është bërë sot nga vetë numri një i këshillit të ministrave, Sali Berisha, nga Dardha, zona turistike malore, mjaft e frekuentuar në rajonin e Korcës.

Pas inaugurimit të rrugës Koritë-Liqenas, në qarkun e Korçës u ndal në Dardhë, të cilën, krahas zonave të tjera malore të vendit Voskopojës, Valbonës, Thethit etj., e konsideron një nga destinacionet më të bukura e piktoreske. për t’u frekuentuar.

“Një rëndësi shumë të madhe ka që Dardha e të gjitha simotrat e saj të shumta malore, Gjinari, Çajupi, Qafë Shtama, Voskopoja, Valbona, Thethi të shpallen zona të lira pa taksa për 7 vjet, në mënyrë që investitorët të kenë një siguri për nxjerrjen e investimeve të rëndësishme që bëjnë.

Kryeministri beson se një ligj i tillë jo vetëm do nxisë investimet në zona malore, por gjithashtu do të rrisë dhe stimulojë zhvillimin e zonave malore por dhe traditën e frekuentimit të tyre.

Një tjetër investim të rëndësishëm kryeministri quajti dhe ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan dhe Qafë Plloçë-Qukës. Të mos harrojmë se pas përfundimit të këtyre rrugësve “Dardha, në lartësinë 1600 metra, do mund të arrihet nga Tirana në një kohë përafërsisht 2 orë - 2 orë e 15 minuta. Po kështu edhe zona të tjera.”- tha kryeministri, raporton zyra e shtypit e këshillit të ministrave.

Gjatë qëndrimit në Dardhë kryeministri vizitoi dhe një hotel, investim privat i një banori të zonës

Ditën e nesërme Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një vizitë në universitetin e Korçës, për t’i përshëndetur dhe uruar studentëve të këtij universiteti dhe të mbarë vendit fillimin e vitit të ri akademik 2011-2012.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›