E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i pergjimeve vihet ne dyshim shitja e BSKYB

Shitja e transmetuesit satelitor BSkyB për Rupert Murdok dhe perandorinë e tij mediatike, News Corp, vihet në dyshim. Qeveria britanike i kërkoi Entit Rregullator të medias të rivlerësojë draftmarrëveshjen e shitjes nën dritën e skandalit të përgjimeve telefonike. Kjo lëvizje mund të sjellë argumenta ku të bazohet një bllokim i mundshëm i shitjes shumëmiliardëshe.

Kryeministri Cameron thotë se News Corp duhet të fokusohet në sqarimin e gjithë skandalit, përpara se të kërkojë progres në blerjen e BSKyB.

Ndërsa BBC ka mësuar se “Sunday Times” mund të ketë shënjestruar informacionin personal të ish-kryeministrit Gordon Brown, kur ky i fundit ishte në detyrën e kancelarit.

Dokumentet tregojnë se përgjimet janë përdorur si mjete për të siguruar të dhëna private financiare dhe pronësore për Brown. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›