Kriza greke godet bursat e Europës
Titujt në bursat kryesore Europiane kanë pësuar një rënie të konsiderueshme në hapjen e së hënës, pas vendimit të ministrave së financave të Euro-zonës, që shtynë paketën e borxheve në pritje të reformave të nevojshme nga ana e shtetit Grek.
Një prej treguesve kryesor të rrezikut në investimet, volatiliteti i Euro STOXX 50, ka shkuar në nivelet e tij maksimale në tre muajt e fundit, në 11%. Indeksi bankar STOXX Europe 600 ka rënë 1.5%, indeksi spanjoll i IBEX 35 ka rënë 1.5%, Potugezi PSI 20 është në rënie me 1.3%. Ndërkohë që indekset italiane kanë shënuar performancën e tyre më të keqe me Banca Popolare di Milano në rënie me 6.5% dhe Banca Monte dei Paschi di Siena SpA me një rënie prej 4.9%.
Kriza Greke ka pasur efekte edhe në Shqipëri ku dëmtimet më të rënda janë ndjerë në sektorin e import-eksport, ku mardhëniet midis shtetit tonë dhe atij Grek janë më shpeshta. Vështirsitë më të mëdha në këtë sektor poi has qarku i Gjirokastrës, i cili kryen shkëmbimet më konsistente në rajon.
Vështirsitë më të mëdha vinë nga mungesa e likuiditetit në shtetin fqinjë. Në mungesë të likuidimeve në kohë prej bisnesmenve Grekë, shumë biznese në qarkun e Gjirokastrës po detyrohen të reduktojnë personelin e tyre, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e papunësisë në të gjithë qarkun.
(a.h/BalkanWeb)