Topi: Kelmendi jetoi me krenari dhe pas masakrës së familjes nga serbët
TIRANE-Presidenti i Republikës Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot paradite, ngushëllon familjarët e deputetes dhe ish-ministres së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Nekibe Kelmendi, e cila u nda nga jeta një ditë më parë nga një sëmundje e pashërueshme:
“Të nderuar familjarë të të ndjerës Nekibe Kelmendi,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të intelektuales e deputetes Nekibe Kelmendi, e cila me dinjitet e krenari jetoi dhe punoi edhe pas humbjes së bashkëshortit dhe dy djemve, që u vranë barbarisht nga forcat serbe në vitin 1999!
Më lejoni që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta!
Në këto momente të vështira për ju, për popullin e Kosovës dhe të Shqipërisë, ne ndajmë me ju edhe vlerësimin tonë më të lartë për personalitetin e saj të spikatur në fushën e drejtësisë, angazhimin politik shumëvjeçar e për kontributin e madh në mëvetësimin si dhe lartësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Duke ju gjendur shpirtërisht pranë në këtë çaste të rënda, shpreh besimin se jeta dhe vepra e Nekibe Kelmendit do të ruhet ngahera me respekt e krenari në kujtesën e shqiptarëve.”, citon mesazhi i Presidentit shqiptar, Bamir Topi.
(d.b/BalkanWeb)