Zhvillohen zgjedhjet për Këshillat Studentorë në Universitetin e Tiranës
ku bënin pjesë. Pjesëmarrja arriti deri në 60 për qind në disa fakultete, shifër kjo rekord, jo thjesht për Universitetin e Tiranës. Në total votuan më shumë se 7 mijë studentë. Çdo fakultet kishte vetëm një qendër votimi, ku votuan studentët e secilit fakultet, në shumë raste me më shumë se trefishin e zgjedhësve se votimet për poste politike, e po aq më shumë votues. Procesi u përmbyll në orën 16:30 në të gjitha fakultetet, duke u dhënë mundësinë të gjithë studentëve që kishin dëshirë të votonin edhe pas orarit zyrtar të mbylljes së procesit. Pas numërimit rigoroz të fletëve të papërdorura të votimit, nënshkrimeve të hedhura në regjistrat e votuesve, dhe votave të kutive, në orën 21:30 u shpallën rezultatet përfundimtare në të gjitha fakultetet nga Komisionet e Zgjedhjeve të Fakulteteve. Procesi, me mbikëqyrjen e rektoratit, dekanateve dhe përfaqësuesve të studentëve kaloi pa asnjë problem, dhe në fund të procesit nuk pati vërejtje e ankime zyrtare mbi rezultatet e nxjerra nga KZF-të.
Last Updated on E Premte, 30 Prill 2010 20:54