E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kërkon nga Libani njohjen e Kosovës

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi mundësitë e mëdha të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes reciprok.

Dy zyrtarët e lartë ranë dakord për rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor të marrëdhënieve mes dy vendeve, me qëllim nxitjen e tyre dhe nënshkrimin e shpejtë të disa marrëveshjeve që janë në proces. Meta e njohu Presidentin libanez me politikën paqësore dhe konstruktive të Shqipërisë, si dhe realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në fokus të veçantë pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Meta theksoi se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe kërkoi nga Presidenti i Libanit që vendi i tij të konsiderojë njohjen e shpejtë të shtetit të Kosovës. Meta gjithashtu theksoi qëndrimin e Shqipërisë për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme, në përputhje me qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Sulejman vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe politikën e saj të hapjes ndaj rajoneve të tjera, veçanërisht atyre fqinj si Lindja e Mesme. Presidenti i Libanit theksoi se ekzistojnë potenciale te pashfrytëzuara në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në këtë drejtim duhen bërë hapa përpara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›