Kriza, ndërtimet në Tiranë bien në 25%
Mungesa e lejeve të ndërtimit e ka zhytur sektorin më thellë në krizë. Niveli i ndërtimeve vlerësohet shumë problematik, sidomos në zonën e Tiranës, ku lufta për leje është bërë e ashpër. Shoqata e Ndërtuesve Shqiptarë përsëriti dje nevojën e zhbllokimit të situatës, pasi efektet negative mund të shtrihen edhe më shumë. Duke marrë shkak edhe nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, i cili prej disa javësh nuk po mundet të miratojë planin rregullues të Tiranës, ndërtuesit kërkojnë krijimin e një kuadri të qartë zhvillimi për të ardhmen në tregun e banesave, sidomos për kryeqytetin.
Ndërtuesit shprehen se ndryshimi i situatës do të krijojë mundësinë e uljes së çmimeve për apartamente, të cilat aktualisht kanë kapur majat. Ecuria në sektorin e ndërtimit ndikon direkt në buxhetin e shtetit, për pasojë zhvillimi është në avantazh edhe të vet qeverisë. "Mjafton të kujtojmë se ndërtimi, në vitet e kaluara ka paguar rreth 31 për qind të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-së) së mbledhur dhe rreth 29 për qind të Tatimit mbi Fitimin të totalit në buxhet", shprehet drejtorit ekzekutiv i shoqatës, Maksim Muçi.
Problemet në sektorin e ndërtimit vijojnë të mbeten edhe te taksat. Prej dy vjetësh, ndërtuesit ankohen për sistemin referencë të ngritur nga qeveria, e cila ka ndikuar te rritja e kostos, e për rrjedhojë edhe te çmimet në shitjen e apartamenteve. Viti 2008 do të mbahet mend gjatë për sektorin, pasi e pa veten në krizë të plotë, duke mos mundur të shesë 4000 apartamente. Sektori i ndërtimit në Shqipëri qarkullon rreth 1.5 miliardë euro në vit, duke qenë përgjegjës për rreth 70 mijë të punësuar.
a.kola