E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësia: Ligji i duhanit, rregullin ta nisë nga ‘vetja‘

Ligji i duhanit, pavarësisht problemeve të vjeljeve të gjobave apo pengesave që krijojnë ngërç të zbatimit të tij, duhet të jetë në prioritetet e shëndetësisë. Madje, zbatimin e tij duhet të nisë nga institucionet shëndetësore. Punonjësit e shëndetësisë duhet të jenë të parët që të japin shembullin e mirë, për respektimin e këtij ligji, duke pasur në prioritet konsumin e produkteve të duhanit jashtë ambienteve publike.

Ministri i Shëndetësisë u ka kërkuar Drejtueseve të Shëndetit Publik respektimin e ligjit kundër duhanit, duke nisur nga institucionet spitalore. "Nëse në institucionet shëndetësore do të ketë qoftë edhe një njeri të vetëm që pi duhan, i pari që largohet është drejtuesi i institucionit", paralajmëroi Vasili.

Ministri ka mbajtur dje gjatë takimit me drejtuesit e institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin, i prerë ndaj çdo shkeljeje dhe ka theksuar se do të ketë edhe largime nga puna për të gjithë ata drejtues institucionesh veçanërisht shëndetësore të cilët lejojnë pirjen e duhanit në ambientet e institucione që drejtojnë. "Inspektorët tanë po punojnë në terren në mënyrë që dhe subjektet private ta zbatojnë këtë ligj.

Zbatim pa asnjë kompromis të ligjit antiduhan", theksoi ministri. Sistemi i paralajmërimit, gjobitjes deri në mbyllje të aktiviteteve do të jetë për biznesin privat ndërsa për sa u takon institucioneve publike do të kërkohet largimi i drejtuesve.

Lo.Mi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›