Ryshfeti, dënim për mjekun, por edhe për pacientin
Nuk do të jenë vetëm mjekët që marrin ryshfet ata që do të dënohen, por edhe pacientët që japin para në këmbim të kujdesit shëndetësor. Ligjërisht pacientët që kanë librezë shëndetësore, e kanë shërbimin shëndetësor falas, të tjerët që nuk kanë sigurime duhet të paguajnë sipas tarifave që janë afishuar nga shërbimet përkatëse. Dje, në një mbledhje me drejtuesit e institucioneve shëndetësore ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, u ka dhënë ultimatum të gjithë drejtuesve të spitaleve për të nisur zbatimin e sistemit të referimit duke ndëshkuar në të njëjtën kohë edhe ryshfetin. Kjo do të thotë që asnjë nuk mund të marrë shërbim mjekësor pa kaluar më parë hallkat e vizitës te mjeku i familjes, rekomandimin e tij për shërbim më të specializuar.
Sipas ministrit në rastet e evidentimit të korrupsionit do të denoncohet jo vetëm mjeku, por edhe pacienti që e ofron ryshfetin.
Qëndrimi dhe denoncimi do të jetë i dyanshëm edhe për mjekët, por qoftë dhe për qytetarët që japin ryshfet ndërsa çdo ankesë e qytetarëve për kërkim ryshfeti do të korrespondojë më masën përkatëse administrative ndaj secilit që prish rregullin.
Rregulli
"Një pacient që ka rekomandim dhe librezën shëndetësore me vete do ta marrë shërbimin pa pagesë. Nëse do të ketë shkelje nuk ka më persona të imunizuar", tha Vasili. Ministri theksoi se shërbimi shëndetësor do t‘u jepet edhe atyre që nuk e ndjekin sistemin e referimit, por kundrejt pagesës së tarifave të afishuara në spitale. Nga ana tjetër, ai tha se mjekët do të stimulohen me shpërblime, por edhe me mekanizma për të siguruar të ardhura në mënyrë të ligjshme.
Kategoritë e pacientëve
Në Shqipëri kemi një kategori në nivel kombëtar që është objekt i pagimit të sigurimeve shëndetësore dhe kemi disa kategori të mëdha të mbrojtura me ligj nga shteti shqiptar siç janë fëmijët, pensionistët, veteranët, invalidë, shtresa të tjera të njohura me ligj. Të gjithë këtyre njerëzve në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë shteti dhe ligji u ka njohur të drejtën e kurimit të tyre në spitalet tona pa pagesë për arsye të veçorive që ata kanë. "Të gjithë të tjerët që kanë detyrime të paguajnë sistemin shëndetësor do të paguajnë në mënyrë krejtësisht formale të rregullt dhe pranë institucioneve shëndetësore, për të qenë të qartë me të gjithë opinionin publik", sqaroi ministri.
Aktorët të cilët vendosin në punë mekanizmat rregullatorë të sistemit shëndetësor, e kanë vendosur theksin gjithnjë në pagesat formale dhe jo informale në dhënien e shërbimit shëndetësor. Kjo do të thotë se paratë që jepen nga pacientët e pasiguruar sot duhet të formalizohen në mënyrë që të ritet buxheti i shëndetësisë. Rritja e këtij buxheti do të thotë më shumë investime në infrastrukturë, pagesa më të mira për personelin shëndetësor dhe përmirësim të rregullit, disiplinës dhe pastërtisë së spitaleve. Po ashtu, shtimi i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shëndetësore do të thotë më shumë shërbime të rimbursuara dhe më shumë të ardhura për frymë, në buxhetin e shëndetësisë.
L.Mixha