Pa taksa, kush paguan vullnetarisht për pesnion
Drafti i publikuar për herë të parë nga "Shqip" në qershor 2009, u zyrtarizua dje në Kuvend, me miratimin pro të pensioneve private dhe lehtësive fiskale, për ata që kontribuojnë vullnetarisht. Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat aprovoi variantin e propozuar nga qeveria, duke i hapur rrugë zhvillimit të skemës për pensionet private në Shqipëri. Aktualisht në treg funksionojnë tre shoqëri të pensionit privat, por zhvillimi i tyre paraqitet minimal, me 3800 të siguruar. Pra, deri tani kemi punuar me një ligj të vitit 1995, i cili nuk solli rezultatin e pritshëm. Për këtë qëllim u rishikua e gjithë infrastruktura ligjore dhe thelbi i ndryshimit është te përjashtimi nga taksat për ata individë që paraqesin vullnetarisht kontributin në skemat private të pensionit. Diskutimet në komision u fokusuan më tepër te kapitali themeltar i shoqërisë që do të menaxhojë fondin e pensionit privat. Megjithatë, anëtarët demokratë të komisionit, ranë dakord të mblidhen edhe një herë për të bërë disa ndryshime të vogla teknike. Mbledhja u zhvillua pa praninë e opozitës, ndërsa i vetmi deputet i majtë ishte ai i LSI-së, Lefter Koka.
Skema e re
Çdo individ ka të drejtë të kontribuojë në skemën e pensioneve private, sipas dëshirës dhe mundësisë, duke lidhur kontratë me shoqërinë që do të bëjë menaxhimin e fondit. Sa u takon lehtësive fiskale, neni 88 "Lehtësirat tatimore të kontributeve të anëtarëve të fondit të pensionit" i ka të ndara dhe të sqaruara qartë rastet e përfitimit. Si fillim, çdo person duhet të ketë parasysh se, kontributi i bërë në fondin e pensionit zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi. Po ashtu, kthimi i investimit, duke përfshirë fitimet nga kapitali, prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese. Pika 3 e nenit 88, tregon se, kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk konsiderohen si të ardhura personale të anëtarit. Për të pasur një kufi përfitimi dhe lehtësi fiskale, Ministria e Financave ka vendosur në projektligj disa klauzola.
Kufiri ndarës
Kështu, kufiri maksimal për lehtësirat tatimore për kontributet vjetore, përveç rastit të parashikuar në paragrafin 5, të bëra siç përcaktohet në rastet e mësipërme të nenit 88, është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 200.000 lekë dhe 15 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësirat tatimore për kontributet vjetore, të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 3, është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 250.000 lekë dhe 25% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Projektligji sqaron se, blerja e kuotave të një fondi pensioni është shërbim financiar dhe si rrjedhojë është e përjashtuar nga TVSH-ja. Po ashtu, shërbimet e ofruara nga depozitari për shoqërinë administruese dhe anëtarët konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Për rrjedhojë, tatimi që shoqëron tërheqjen e parakohshme është sa norma e zbatueshme në momentin që bëhet tërheqja.
Detyrimi i punëmarrësit
Natyrisht që të ardhurat e krijuara nga kontributet në pensione private do të jenë objekt i nënshtrimit të tatimit. Në nenin 89, projektligji shpjegon rastet e trajtimit fiskal për kontributet e bëra nga punëdhënësi. Kështu, kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional konsiderohet si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës të barabartë me 250.000 lekë dhe kjo shumë konsiderohet si shpenzim i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit. Kurse neni 90, detyron që, çdo pagesë e marrë nga anëtari i fondit të pensionit, sipas përcaktimeve të nenit 16 dhe 18 (tregojnë mënyrën e pagesës, tërheqjen e parakohshme etj.,) tatohet me tatimin mbi të ardhurat personale.