E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Negociatat për anëtarësimin në BE brenda 2012

BEOGRAD- Serbia shpreson që Bashkimi Evropian do të hapë, në fund të këtij viti, dritën e gjelbër për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Beogradit në Bashkimin Evropian në fillim të vitit 2012, deklaroi sot presidenti serb, Boris Tadiç, në një intervistë ekskluzive për AFP.

"Shpresojmë që do të kemi një datë për negociatat e anëtarësimit në fillim të vitit 2012'', deklaroi presidenti serb, Tadiç në një intervistë pas transferimit të Ratko Mladiç në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY).

''Serbia shpreson të përfitojë të njëjtin trajtim si Kroacia që mori në vitin 2004 statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian dhe një datë fikse për nisjen e negociatave për anëtarësimin, ndërkohë që ish-gjenerali kroat Ante Gotovina, i kërkuar nga TPIY, nuk ishte arrestuar ende'', shtoi Tadiç.

"Mendoj se Serbia, me arrestimin e Ratko Mladiç duke zbatuar të gjitha reformat e tjera në sektorin gjyqësor, ... në luftën kundër korrupsionit, ... ka përmbushur të gjitha detyrimet e kundrejt Bashkimit Evropian'', theksoi Tadiç.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›