Serbi, Mlladic të premten para gjyqtarëve të Hagës
BEOGRAD- I dyshuari serb për krime lufte Ratko Mlladiç do të paraqitet të premten për herë të parë para gjykatësit të Gjykates së OKB-së për krime lufte në Hage.
Atij do t'i lexohet fillimisht aktakuza, më pas Mlladiçi ka të drejtën të shprehet ndaj saj. Ndërkohë gjendja shëndetësore e ish-gjeneralit të trupave të serbëve boshnjakë, Ratko Mlladiç paraqet shqetësime, por të akuzuarit do t'i jepet ndihma e nevojshme mjekësore, tha një prokuror i Hagës, diten e sotme. Mlladiçi, akuzohet për genocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992-1995.
Ai konsiderohet të jetë përgjegjës për masakrën e Srebrenicës në korrik 1995, ku u vranë rreth 8.000 burra dhe të rinj myslimanë. Zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Nerma Jelaçiç tha se: "Pasi të vizitohet nga ana mjekësore Mlladiçi, do të dërgohet në një qeli të veçantë, i izoluar nga të burgosurit e tjerë.
Aty Mlladiçi do të qëndrojë disa ditë derisa të përfundojë ekzaminimi mjekësor. Më pas ai do të vendoset në një qeli me të burgosur të tjerë". Mlladiçin e kërcënon dënimi me burg të përjetshëm. 69 vjeçari u kap para pak ditësh pas një arratie të gjatë në Serbi, gati dy dekada pas fillimit të luftës së Bosnjës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)