E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët, do të pajisen me kuponë nga universitetet

21/04/2009  Hyn në fuqi vendimi

Nxënësit e shkollave të mesme që votojnë për herë të parë dhe studentët do të pajisen me kuponë nga shkollat e tyre. Pra, do të jenë institucionet publike që do të shpërndajnë kuponët për ta, kundrejt pagesës prej 200 lekësh, ndërsa do të kompensohen me 1 mijë lekë, ata persona që e kanë bërë aplikimin me pagesën e plotë. Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi pas miratimit në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit, universitetet publike do të blejnë paraprakisht kuponët dhe do t’i pajisin të gjithë studentët që nuk e kanë kryer aplikimin, me diferencën ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës së njohur të kompensimit, pra me 1 mijë lekë. Studentët që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin do t’u jepet kompensimi prej 1 mijë lekësh, pasi të kenë dorëzuar kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë. Nga ana tjetër vendimi përcakton edhe mënyrën e përfitimit të kompensimit për ata nxënës që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe nuk ndjekin ndonjë fakultet të shkollës së lartë. “Drejtoritë arsimore në rrethe të blejnë, paraprakisht, kuponët dhe të pajisin me to nxënësit, votues për herë të parë, të shkollave të mesme publike, kundrejt pagesës prej 200 lekësh”, - thekson vendimi i qeverisë. Nxënësve që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin t’ua japin kompensimin prej 1 mijë lekësh, sipas këtij vendimi, pasi të kenë dorëzuar kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›