Kriza thellon deficitin tregtar, arrin në 2,4 milionë euro
31/03/2009 Të dhënat për tregtinë sipas Bankës së Shqipërisë
Kriza globale ka dhënë ndikimin e saj sidomos gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, i cili është mbyllur me një deficit tregtar prej 2,4 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, deficiti i tregtisë së mallrave u thellua me 310 milionë euro gjatë vitit 2008 duke arritur nga 2,104 milionë euro që ishte në vitin 2007, në 2,415 milionë euro. “Thellimi i deficitit pasqyron deficitin e lartë në mallra, rënien e suficitit të transfertave korente nga 1,043 milionë euro në 830 milionë euro dhe një zhvendosje në kategorinë shërbime nga suficit prej 13 milionë euro, në deficit prej 15 milionë euros”, - nënvizuan ekspertët e BSH-së. Ka qenë tremujori i katërt, i cili ka regjistruar nivelin më të lartë të deficitit korent përgjatë vitit, me një shifër negative prej - 454 milionë euro. Ndërsa, bilanci i përgjithshëm i pagesave për vitin 2008 regjistroi një rritje të mjeteve të rezervës valutore me 192 milionë euro. Sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, pagesat për importe janë rritur për pothuajse të gjithë grupmallrat, por në mënyrë të veçantë për grupet makineri dhe pajisje, me 24 për qind, mallra të përpunuar me 12 për qind dhe lëndë djegëse me 26 për qind. Eksportet nga industria e tekstileve dhe e këpucëve pësuan një rënie të lehtë, por vazhdojnë të renditen të parat duke siguruar 43 për qind të të ardhurave të përgjithshme nga eksportet.