Prokuroria dërgon në gjykatë Ermal Kalanë
31/03/2009 Pistoleta pas aksidentit
TIRANE- Një 25-vjeçar është rrëzuar nga motori, por më pas e ka gjetur veten në një nga sallat e gjykatës së Tiranës. Ky ka qenë fati i të riut Ermal Kalaja që pak kohë më parë ka qenë protagonist i një aksidenti të rëndë me motor. Ndaj tij Prokuroria e Tiranës ka dërguar materialet hetimore në gjykatë duke e akuzuar atë për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje” dhe “drejtimit të mjetit në gjendje të dehur”. Sipas kërkesës së gjykimit në vendin ku ka ndodhur aksidenti është gjetur një pistolete luftaraku, e cila dyshohet se i përket të sipërcituarit. Aksidenti ka ndodhur në Institutin Bujqësor, tek rreth rrotullimi. 25-vjeçari nga Petrela mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar për tokë. Motori ka qenë pa targa. Menjëherë atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Pas kësaj është dërguar për në Spitalin Ushtarak, ku i është nënshtruar kujdesit të mjekëve. Por gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe një armë, pistolete të llojit “Zastava”. Ajo është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe menjëherë është dërguar për ekspertim shkencor në laboratorin e Ministrisë së Brendshme. Ekspertët kanë vërejtur në të disa gjurmë gishtash, të cilat nga krahasimi rezultuan të njëjta me shtetasin e dërguar në gjykatë Ermal Kalaja.