Tregu i sigurimeve e renditin Shqipërinë të fundit në rajon
31/03/2009 Elisabeta Gjoni: Ende i pazhvilluar
Tregu i sigurimeve në vend mbetet i pazhvilluar. Kjo pasi shqiptarët sigurojnë në të shumtën e rasteve vetëm automjetet, duke ju përgjigjur një detyrimi ligjor. Më pak para derdhen për sigurimin e jetës, të pronës, apo të shëndetit. Ka qenë kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Elisabeta Gjoni, e cila duke raportuar mbi aktivitetin e këtij institucioni për vitin të kaluar në Komisionin e Ekonomisë, theksoi se Shqipëria ka një nivel shumë të ulët të sigurimit krahasuar me vendet e tjera. “Te ne shkalla e penetrimit në tregun e sigurimeve llogaritet 10 euro për frymë, ndërsa në vendet e tjera është 600 dollarë. Kjo është e ndryshme në varësi të vendeve, çka tregon se varet nga shkalla e ndërgjegjësimit dhe kultura për t’u siguruar. Në vendin tonë, ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe bizneseve është shumë i ulët”,- tha Gjoni. Në raportin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është paraqitur si një faktor pengues për zhvillimin e tregut të sigurimeve, fakti që niveli i shlyerjes së dëmeve nga kompanitë mbetet i ulët. Të dhënat zyrtare tregojnë se raporti prime-dëme vlerësohet në masën 28 për qind. Nga raporti i AMF-së për vitin 2008 rezulton se në vendin tonë, tregu i sigurimeve është i orientuar në masën 56 për qind nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve dhe 44 për qind nga sigurimet vullnetare. Ajo tha se rritja e sigurimeve vullnetare është vetëm si rezultat i detyrimit që kërkojnë bankat për të dhënë kredi apo si parakusht në tenderët e investimeve publike.