Kuvendi, 60 milionë për sallën e seancave
BLEDAR HOTI
Kuvendi do të shpenzojë rreth 60 milionë lekë të reja për rikonstruksionin dhe mobilimin e sallës së seancës plenare. Në tenderin e shpallur nga Kuvendi, mësohet se objekti i prokurimit për rikonstruksionin e sallës së seancave plenare ka një fond limit deri në 48.670.008 lekë. Mbi bazën e këtij prokurimi parashikohet që punimet për rikonstruksionin e kësaj godine të nisin pas nënshkrimit të kontratës dhe deri më 1 gusht të vitit 2010. Ndërsa është parashikuar që data e zhvillimit të tenderit të realizohet me datën 6 maj të këtij viti. Të gjitha ofertat për rikonstruksionin e sallës së seancave plenare do të depozitohen on line në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Rreth pesë vite më vite më parë, kësaj godine iu bënë rikonstruksioni. Gjithashtu u morën masa dhe për të realizuar edhe për të realizuar punimet në ambientet e brendshme të godinës ku mbahen punimet e seancave. Kuvendi kërkon në të njëjtën kohë edhe ndryshimin e mobilimit të sallës plenare. Tavolinat dhe karriget e Kuvendit do të hiqen, duke i ndërruar ato me të rejat. Në njoftimin zyrtar mësohet se fondi limit për realizimin e mobilimit të sallës së seancave është 11.230.800 lekë pa TVSH. Tavolinat që ulen deputetët e Kuvendit i përkasin kohës së periudhës së regjimit komunist dhe ende nuk kanë ndryshuar. Atje më parë ka qenë Presidiumi i Kuvendit Popullor. Përpara katër viteve iu bë ndërhyrja në mobilimin e seancës, duke i ndryshuar pamjen e sallës. Gjithashtu u blenë dhe karriget e reja për deputetët e Kuvendit. Tenderi për mobilimin e sallës do të realizohet me datën 5 maj. Tre vjet më parë, Kuvendi organizoi dhe një konkurs ndërkombëtar, për të realizuar projektimin e një kompleksi parlamentar. Më 28 qershor të vitit 2007, studioja zvicerano-shqiptare e arkitekturës "Mario Campi" u shpall fituesja e konkursit ndërkombëtar për projektimin e kompleksit të ri parlamentar. Por kostoja prej 29 milionë eurosh, duke se kanë stepur Qeverinë të realizojë një projekt të tillë.
Kompleksi parlamentar
Kuvendi i Shqipërisë mund të jetë institucioni i vetëm në botë që i ka institucionet e shkëputura. Në një vend ka selinë dhe në një godinë rreth 1 km larg ka vendin ku zhvillon seanca parlamentare. Gjithashtu një mungesë të theksuar ka edhe për ambiente ku deputetët nuk kanë zyra të tyre të punës. Me projektin e ri ishte parashikuar që godina e re do të ngrihej mbi atë ekzistuesen në Kuvendin e Shqipërisë, të ish-godinës së vjetër e Komitetit Qendror. Ishin parashikuar edhe katër kate poshtë nën pjesën e U-së, në oborrin e brendshëm, del konsol gjashtë kate me një kolonë dhe përsëri del 22 metër një konsol një sallë me tre kate ishin pjesë e projektit.