Krizë e re financiare
Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 19:19
Gjatë ditëve të fundit në bursat amerikane dhe aziatike janë shënuar rënie të forta, të cilat kanë shfaqur një shqetësim serioz për një krizë të re financiare.
E ndërsa zhvlerësimi në bursën e New Yorkut është regjistruar mbi 4 për qind në bursat aziatike, kjo shifër i është afruar 5 për qind.
Njoftohet se “Wall Street” ka pësuar rënien më të madh që nga kriza e 2008’ës e këtej.
Edhe bursa e Tokios ra në nivelin më të ulët të regjistruar në vend pas tërmetit dhe cunamit të muajit mars.