Krizë nafte në Ballsh, boshatisen rezervat
Mungesa e lëndës bruto pezullon punën në uzinën e naftës në Ballsh.
BALLSH/ Majlinda Rama
Mësohet se prej rreth dy javësh, kombinati më i madh në vend i përpunimit të naftës nuk është vënë në punë. Gjiganti i rafinerisë, i vetmi në vendin tonë që mbulon rreth 15 deri në 20 për qind të nevojave me karburant, tashmë ka lënë pezull distributorët e naftës. Megjithë situatën e krijuar, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga drejtuesit e kombinatit të përpunimit të thellë të naftës, me përjashtim të disa komunikimeve të vogla për një remont të mundshëm. Por burime nga uzina shprehen se, kjo ndalesë ka ardhur si rezultat i boshatisjes së rezervuarve me naftën bruto, e cila është edhe lënda e parë me të cilën punon uzina e përpunimit të thellë të naftës. Nafta bruto vjen nga zonat naftëmbajtëse të kompanisë "Albpetrol", si Marinëza, Patosi, Visoka etj. Të njëjtat burime bënë të ditur se, sasia që ndodhet aktualisht në këto rezervuare nuk arrin të vërë në lëvizje makineritë e kësaj uzine, pasi ato kërkojnë më shumë se 10 mijë ton naftë bruto. Pezullimi i punës në Ballsh ka lënë të pafurnizuar edhe distributorët e shpërndarjes, të cilët furnizoheshin vetëm me këtë naftë. "Ishim të pajisur me licencë për të tregtuar naftë Ballshi. Ky pezullim na ka lënë pa punë. Kemi qiranë e godinës për të paguar, ndërkohë që përditë përballemi me vështirësi të shumta. Kemi klientë të rregullt, të cilët furnizojnë makinat e tyre me karburant nga KPTH Ballsh, dhe një ndërprerje e tillë po na sjell pengesa të shumta", thanë ata. Sipas tyre, dëmi ekonomik është shumë i madh, sepse tani gjithçka mbetet bosh dhe se ata janë të papunë, pasi ka karburante të tjerë që marrin naftë importi. "Mbaheshim më parë si më të mirët, pasi shisnin produktin që prodhohej në vend dhe me çmim të leverdisshëm. Tani jemi thjesht roje të pajisjeve dhe karburantit, se gjë tjetër s'kemi ç'bëjmë", u shpreh Shefqet Krraba, pronar i një karburanti në rrugën e Ballshit, në pikën e shitjes së të cilit më parë gjendej vetëm naftë e kësaj uzine. Mungesën e punës në uzinën e përpunimit të naftës e pohojnë edhe pronarët e distributorëve në qytetin e Fierit, të cilët marrin karburant në rafinerinë e naftës Ballsh. Ata e konsiderojnë këtë situatë si një krizë të vërtetë. "Tani që çmimi i karburanteve është rritur në gjithë botën, këtu tek ne ndërpritet prodhimi. Mirë për ne që s'mendon njeri, por të mendojnë të paktën për ata qindra qytetarë, të cilët të detyruar nga kushtet ekonomike përdorin karburantin vendas, për shkak të çmimit paksa më të ulët", shtoi një tjetër punonjës karburanti fare pranë qytetit të Fierit. Qindra autobote paraqiten gjatë ditës para dyerve të degës së shitjes së këtij kombinati, por largohen pa marrë asnjë litër. Drejtori i këtij kombinati, Gramoz Nazëraj, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë në lidhje me këtë situatë.