Varrezat e Shkodrës mbulohen nga shkurret
SHKODER - Varrezat publike në Shkodër janë të mbuluara nga shkurret dhe barërat.
Nëse do të vizitosh njerëzit e afërm që kanë vdekur, më parë duhet të marrësh me vete ndonjë kosore apo sëpatë për të larguar shkurret dhe për të hapur rrugën. Prej disa muajsh, ndërmarrja komunale e bashkisë nuk merret me pastrimin e varrezave e mirëmbajtjen e tyre. Fëmijët që kanë afër shtëpitë janë "punësuar" duke pastruar varret nga shkurret në këmbim të 2 mijë lekëve të vjetra. Bashkia e Shkodrës, lidhur me problemin e varrezave thotë se, ndërmarrja komunale ka qenë inekzistente në përmbushjen e detyrave të saj në lidhje me menaxhimin e varrezave publike. Kryetari i bashkisë, Lorenc Luka, pohoi se "gjatë këtij 6-mujori kemi vendosur që të bëjmë ndryshimin e menaxhimit". Sipas Lukës, për herë të parë pas rreth 40 vitesh shërbimi i varrezave do të kalojë në sipërmarrje private. "Bashkia ka përfunduar procedurat për tenderin përkatës, duke bërë edhe shpalljen e firmës fituese. Një hap i tillë nuk është një risi për ne", u shpreh kryebashkiaku në lidhje me këtë situatë të krijuar, ku dhjetëra banorë janë ankuar. Burime nga bashkia bënë të ditur se, se për vitin 2007 ishte dhënë një fond prej 5.1 milionë lekësh për mirëmbajtjen e varrezave. Por, ndërmarrja komunale kishte shpenzuar vetëm 4.6 milionë lekë. Të ndodhur para një fakti të tillë të vitit 2007, në buxhetin e vitit 2008, bashkia e ka zvogëluar fondin në 4.7 milionë lekë. "Në Shkodër është një fat i mirë që tashmë është zgjidhur edhe problemi i zgjerimit të sipërfaqeve të varrezave", shprehen drejtuesit e departamentit të shërbimeve. Nga qeveria janë dhënë 10 milionë lekë, të cilat kanë shërbyer si fond për shpronësimet e pronarëve të tokës. r.d