Krizë për naftë në veri

Rezervat e derivateve të naftës nëpër pikat e shitjes në veri të Mitrovicës dhe Zveçan janë të mjaftueshme vetëm edhe për dy-tre ditët e ardhme, ndërkohë që nga dje çmimi i këtyre derivateve në veri është më i lartë për 20 centë në litër, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Pronari i një pompe të benzinës në veri të Mitrovicës, i cili nuk pëlqen t’i bëhet emri publik, ka thënë se eurodizeli nëpër shumë pika të shitjes nuk ka që katër ditë, ndërsa edhe derivatet tjera dhe gazi janë para përfundimit.
Burime të Kosovapress-it nga veriu bëjnë të ditur se një gjendje e tillë e mungesës së këtyre derivateve është si pasojë e kontrolleve të rrepta të hyrjes së këtyre derivateve në Kosovë që po realizohet nga xhandarmëria serbe përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën.