E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia në avantazh, në BE brenda 2012-s

“Në krye të klasës”

Në një kohë që Parlamenti Europian ka ende rezerva të mëdha kundër anëtarësimit të Turqisë, Kroacia e ka këmbën në pragun e derës. Anëtarësimin në dy-tri vitet e ardhshme nuk e pengon pothuajse asgjë. Kroacia ka shanse të mira që t'i mbyllë brenda këtij viti negociatat e anëtarësimit dhe që në vitin 2013, ndofta edhe që në vitin 2012, të hyjë në BE. Ky është vlerësimi i Hannes Swobodws. Socialisti austriak është raportues i Parlamentit Europian për këtë temë. Me anëtarin e ri Kroacinë, BE-ja do të kishte edhe një gjuhë zyrtare më shumë. Prej kohësh është bërë propozimi për ta kufizuar numrin e gjuhëve. Megjithatë, Swoboda nuk do të ngrejë pengesa të reja me këtë. "Besoj se do të ishte e rëndësishme që Komisioni Europian të ngarkonte një grup pune me ekspertë, me gjuhëtarë, i cili të bënte propozime se si mund të sillen në një emërues të përbashkët larmia dhe njësimi i gjuhëve pa i rritur tepër kostot e Bashkimit Europian. Por kjo nuk duhet të jetë arsye pengimi për anëtarësimin e Kroacisë".

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›