E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Duhen zgjedhje të parakohshme

PDK

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka përshëndetur rezolutën e Asamblesë Parlamentarë të KiE-s, duke e konsideruar atë si “një kontribut real dhe shumë të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, pas zgjedhjeve të deformuara të 28 qershorit”. Ndoka është shprehur se ndjen keqardhje për koston që kjo krizë po i kushton politikës shqiptare dhe thekson se “është shkaktuar nga Kryeministri Sali Berisha, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet me çdo kusht, duke mos përfillur vullnetin e zgjedhësve të shprehur me votë”. Duke kërkuar hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, Ndoka  nënvizoi se kriza do të zgjidhet vetëm atëherë kur të largohet nga pushteti Sali Berisha dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “PDK, duke mbështetur dialogun politik midis partive të opozitës dhe mazhorancës, është e bindur se kriza politike nuk do të zgjidhet pa u larguar nga pushteti, Kryeministri Sali Berisha, shkaktari i krizës së tanishme dhe të shumë krizave të tjera që ka kaluar vendi në këto vite. Kjo krizë politike zgjidhet vetëm nëpërmjet hetimit të zgjedhjeve, zbardhjen e së vërtetës mbi manipulimet masive, mbi numërimin e votave dhe largimin e Kryeministrit që qëndron në detyrë me vota të vjedhura”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›