MASH pranon gabimin: ”Të korrigjohet Historia 12”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Historia e Shqipërisë
Teksti shkollor “Historia 12” do të rishikohet dhe do të korrigjohet në pjesët e kontestuara. Në këtë përfundim ka arritur dje edhe Ministria e Arsimit. Vetë ministri Tafaj ka thënë për mediat se përmbajtja e tekstit shkollor ka gabime, ndaj ekspertët duhet të bëjnë ndryshimet e kërkuara.
Ministri Tafaj
Sipas ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Myqerem Tafaj, çdo gabim në tekstet shkollore do të korrigjohet brenda vitit. Dy ditë më parë, nxënës të shkollës “Çajupi” në Tiranë protestuan ndaj tekstit të Historisë, që, sipas tyre, ka shumë gabime në data e vite. “Çdo tekst do të korrigjohet. Brenda vitit do të korrigjohet çdo gabim në tekstet shkollore. Me korrigjimin do të merren ekspertët”,- siguroi nëpërmjet mediave ministri Tafaj.
Historiani Meta
Shumë kritikë kanë kërkuar të jepen fakte nga historianët mbi periudhën e viteve të fundit dhe të shmangen politizimet e ngjarjeve. Por nuk është i të njëjtit mendim një ndër hartuesit e tekstit, Beqir Meta, i cili dje në media ka pohuar se teksti nuk ka nevojë për korrigjime, duke kundërshtuar hapur në këtë mënyrë edhe vendimin e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj. Sipas tij, historianët kanë të drejtë të japin edhe komentet e tyre mbi faktet historike. Konkretisht, Meta i referohej fjalisë shumë të kritikuar “Opozita nxiti një rebelim të tipit komunist”.
Kryeministri Berisha
Lidhur me polemikat e ditëve të fundit mbi tekstin e historisë së Shqipërisë së klasës XII, ka folur dje, pas kthimit nga SHBA edhe kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi në një konferencë për shtyp se “Historia e Shqipërisë duhet të rishqyrtohet dhe të rishkruhet, por kjo duhet të bëhet me objektivitet dhe ndershmëri".
Gabimet
Teksti i Historisë së Shqipërisë për klasat e 12-ta, i shkruar nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu dhe Xhevahir Lleshi, po ngjall dita-ditës debate të ashpra jo vetëm mes historianëve, por edhe mes nxënësve dhe mësuesve. Sipas historianëve, ky tekst është tërësisht i politizuar dhe deformues i historisë shqiptare. Duke i hedhur një vështrim të shkurtër periudhës së sistemit socialist, autorët në tekst, në faqen 282 të historisë shkruajnë se Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë është 28 Nëntori, por për arsye politike të asaj kohe, sipas tyre, u vendos data 29 nëntor. Një qëndrim i tillë, i mbajtur nga autorët, është qartësisht në të njëjtën linjë me atë të PD-së, e cila prej vitesh feston datën 28 nëntor si Ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe jo atë 29. Gabime të tjera, sipas historianëve, lidhen me periudhën e vitit 1997, e cila cilësohet si një rebelim komunist i organizuar nga Partia Socialiste. Po ashtu, janë kritikuar edhe pjesë të tjera në tekst, të cilat flasin për shpërthimin e Gërdecit si një aksident teknik, ndërkohë që as vetë Drejtësia nuk ka dhënë verdiktin përfundimtar.
Historiani Beqir Meta
“Libri është tërësisht korrekt, mund të ketë ndonjë pasaktësi në emra por jo në çështje konceptuale. Në tekst është komentuar nga historianët se Opozita nxiti një rebelim të tipit komunist”. Pse historianët nuk kanë të drejtë të bëjnë komente veç dhënies së fakteve”, - ka thënë dje Beqir Meta, një ndër hartuesit e tekstit “Historia 12”.
PS: “Historia 12 të tërhiqet nga shkollat, nuk ka kohë për korrigjime”
Deputetja e PS-së Ledi Shmaku, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Edukimit, Kulturës dhe Medias, ka dalë dje në një deklaratë për shtyp ku ka kërkuar në emër të PS-së heqjen e librit Historia 12 nga të gjitha shkollat e vendit. “Ministri i Arsimit, doli dhe pranoi publikisht se teksti ka probleme dhe do të korrigjohet brenda vitit. Kjo vërteton edhe një herë atë çka u thamë shqiptarëve: në këtë vend nuk ka më institucione të lira që bëjnë punën e vet. Nuk ka as ministra”, - tha Shmaku. Më tej ajo ka vazhduar duke thënë që “ky libër të tërhiqet menjëherë nga të gjitha shkollat e vendit dhe jo të pritet një vit derisa ai të korrigjohet. Të tërhiqet menjëherë, pasi, siç e kemi denoncuar, ky është një tekst antikombëtar, ku mungojnë 14 shekujt më të rëndësishëm të etnisë sonë.” Po ashtu, PS kërkon që të shkarkohet menjëherë zëvendësministri i Arsimit, Shamata, i cili, fill pas denoncimit të PS-së, rendi të shpallë se libri është konform gjithë standardeve.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009