Pensionet e minatorëve, ulet mosha me 5 vjet,tre mijë përfitues
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Minatorët
Minatorët do të dalin në pension në moshën 60-vjeçare. Dje Komisioni i Ekonomisë miratoi uljen e moshës së pensionit për minatorët me 5 vjet, (nga 65 vjeç në 60 vjeç). Njëkohësisht me këtë vendim janë ulur edhe vitet e punës të kërkuara për të përfituar pension pleqërie, nga 35 vite pune tashmë kërkohen vetëm 30 vite pune, që janë të mjaftueshme për të dalë në pension.
Përfituesit
Pritet që nga ky vendim të përfitojnë 3 mijë minatorë. Vendimi u mor pas propozimit të ISSH-së, ndërkohë që efekti financiar nga ulja e moshës së pensionit do të jetë 300 milionë lekë në vit. Megjithatë, kërkesa e hershme e minatorëve ka qenë që mosha e pensionit të tyre të jetë 50 vjeç.
Kërkesat
Prej muajsh minatorë nga i gjithë vendi kanë kërkuar uljen e moshës së daljes në pension, dhënien e statusit të minatorit dhe përmirësimin e kushteve të punës nëpër galeri. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi dje p/ligjin për uljen e moshës së pensionit si dhe viteve të punës për punonjësit e nëntokës. Sipas këtij projekti të qeverisë, mosha e daljes në pension të minatorëve do të ulet me pesë vite.
Vendimi
Punonjësit e nëntokës do të mund të përfitojnë pensionin sapo të mbushin moshën 60-vjeçare, ndërkohë që deri më tani, këtyre te fundit u njihej e drejta e përfitimit të tij, vetëm pasi të kishin mbushur 65 vjeç. Gjithashtu, në bazë të këtij p/ligji, ulen me 5 vjet edhe vitet e punës për të përfituar pension. Kështu, nga 35 vite që është aktualisht me ligj, për përfitimin e pensionit duhet të kesh 30 vite pune, nga të cilat 15 në nëntokë. Efektet financiare nga zbatimi i këtij /p/ligji në buxhet llogariten 25 milionë lekë në muaj ose 300 milionë lekë në vit.
Kërkesat
Pas plotësimit të njërës prej kërkesave të minatorëve mbeten për t u përmbushur dhënia e statusit dhe përmirësimi i kushteve të punës. Gjatë protestave të zhvilluara, Shoqata e Minatorëve është shprehur kundër vendimit të qeverisë për uljen e moshës së pensionit deri në 60 vjeç. Shoqata ka kërkuar uljen e moshës së pensionit për kategorinë e tyre deri në 50 vjeç, në të kundërt do të hidhen në protesta.
Statusi i minatorit
Në thelb, statusi i minatorit (i hartuar prej tyre) ka kërkesën për përfitimin e pensionit pas vetëm 10 vitesh punë në minierë, uljen e moshës së marrjes së tij deri në 50 vjeç, si dhe rrumbullakosjen e një shpërblimi minimal në shumën 25 mijë lekë, ose 83% e pensionit në kohën e diktaturës. Po sipas shoqatës, një revolucion i tillë në sistemin e pensioneve nuk ka ndonjë faturë krejt të rëndë për Qeverinë. “Janë vetëm rreth 50 milionë euro në vitin e parë dhe më tej shifra vjen e ulet me 17 për qind në vit, pasi minatorët pakësohen për shkak të moshës, shkurt vdesin, dhe njëkohësisht në tregun ndërkombëtar ka një rritje galopante të çmimit të mineraleve”,- kanë sqaruar minatorët gjatë protestave për miratimin e kërkesave të tyre.
Studimet për sëmundjet që vijnë nga minierat
Mosha mesatare e vdekjes së këtyre punonjësve, për shkak të sëmundjeve të rënda profesionale dhe kushteve çnjerëzore të punës, sipas studimeve të përsëritura, të dhënave të INSTAT dhe raportit të Komisionit Kombëtar të Punës, është 58-59 vjet. Këta punonjës nuk jetojnë të marrin pensionin për të cilin kanë dhënë kontribut gjithë jetën e tyre.
Elbasan
Në ish-Uzinën e Elbasanit, nga 24 punëtorë të vdekur, 4 rezultojnë në moshën 30-40 vjeç, 3 në moshën 40-50 vjeç, 12 në moshën 50-60, 3 në moshën 60-62 vjeç. Të gjithë këta punëtorë vdiqën pa marrë pensionin legjitim për punën që u mori jetën.
Në Elbasan, në këtë rajon i cili është përkufizuar nga vetë punonjësit atje si “një kasaphanë toksike”, ka mbi 1000 punëtorë e ish-punëtorë të metalurgjisë, TEC-it, kokso-kimisë etj. Sipas studimeve sërish, rreth 85% e tyre vuajnë nga bronkopneumonia obstruktive, një pjesë e madhe kanë monoksid karboni në gjak (karboksihemoglobina), dhe gjithashtu ka një shfaqje tepër të shpeshtë të kancerit, sidomos në mëlçi. Jetëgjatësia mesatare e tyre është dhe më e shkurtër se ajo e minatorëve, 57 vjeç. Vetëm në 17 vjetët e fundit 30 prej tyre kanë vdekur nga kanceri.
Fier
Në Fierin e “Azotikut” monstruoz, me mijëra punëtorë e ish- punëtorë të kësaj industrie kimike që është në grahmat e fundit vuajnë nga përmbajtja e nitrideve në gjak e në veshka, nga lloje të ndryshme të kancerit. Sipas studimeve, Fieri është rajoni me një shfaqje më të shpeshtë të sëmundjeve mendore (pikërisht te ish-punëtorët e Azotikut). Vdekshmëria është e lartë, dhe në mosha të hershme. Shumica e tyre nuk i arrijnë të 65-at.
Një tjetër vatër vdekjeje është “Superfosfati” i Laçit. Në Laç është përcaktuar e rrezikshme edhe të banosh, sepse rrezatimi radioaktiv është 3000 Bq, nga 30 Bq që lejohen (Bq është njësia matëse – Becquerel). Në 17 vjetët e fundit në Laç kanë vdekur 37 punëtorë nga kanceri. Jetëgjatësia mesatare e punonjësve të “superfosfatit” është vetëm 52 vjeç.
Laç
Gjithashtu, janë punëtorët e uzinave të bakrit në Rubik, Laç, Kukës etj, që vuajnë nga silikozat e oksidi i bakrit në mushkëri, apo ish-punëtorët e uzinës së baterive në Berat, që vuajnë nga saturimi i kockave me plumb etj. Ndërkaq, 103 nga 120 ish-minatorë të Mirditës vuajnë nga silikoza në gjak. Mosha mesatare e vdekjes së minatorëve është 58 vjet e dy muaj.
Ligjet për pensionin
Gjatë diktaturës, mosha e daljes në pension për ata që punonin në punë të rënda, ishte 50 vjeç, ndërkohë që të tjerët, grupi i dytë i vështirësisë, dilnin në moshën 55-vjeçare dhe të fundit në moshën 60-vjeçare. Në vitin 1993 (11 maj), me vendimin nr. 7703, mosha e pensionit u ngrit për të gjitha kategoritë në 60 vjeç. Ndërsa në prill 2002, krejt papritur, pa asnjë konsultë me sindikatat, Qeveria e ngre moshën e pensionit në 65 vjeç për të gjithë. Në këtë periudhë mosha mesatare e meshkujve shqiptarë ishte 68.5 vjeç. Pra, shumëkush ka vdekur pa gëzuar asnjë ditë pension.
Ky lajm është publikuar: 30/09/2009