E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe preferon Bakajn ndaj Hykës Lila në të majtë

SHKRUAN: Jeton Selimi 11-10-2011 18:01

Mungesat e shumta në ndeshjen me Francën dhe zgjedhjet e kufizuara nga stoli e detyruan Kuzhen që të sajonte një formacion 4-5-1, ku Salihi të bënte repart i vetëm dhe pesë mesfushorë, të pestë me tipare sulmuese, ta ndihmonin në detyrën e tij. Natyrisht që asgjë nuk shkoi ashtu siç duhet. Franca shënoi 3 gola dhe kuqezinjtë u kthyen me fitoren e vetme: Roshin dhe Lilajn.

Por kundër Rumanisë, Kuzhe do të kërkojë të fitojë. Skuadra trikolore na ka mposhtur rregullisht në 65 vitet e fundit, ndaj detyra e kroatit është t’i japë fund këtij “mallkimi”. Por kur ka sërish dy reparte për të arnuar, ai nuk ndjehet shumë i qetë, ndonëse justifikon vendimet e tij. “Hyka luajti një ndeshje pozitive ndaj Francës, por edhe kundër Malit të Zi në miqësore, por besoj se në këtë ndeshje më shumë avantazh ka Bakaj, sepse luan në Rumani dhe është më i motivuar. Hyka luajti në Francë dhe është i lodhur, ndaj dua lojtarë më të freskët. Pasi kemi humbur lojtarë si Skela, kemi nevojë për një lojtar që luan me topin, pason mirë dhe është i rrezikshëm me gjuajtjet nga larg. Bakaj i ka të gjitha këto cilësi”, - thotë Kuzhe, që më pas justifikon spostimin e Andi Lilës në krahun e majtë. “Lila luan në atë rol në atë klub. Vetëm një ndeshje? E di që luan në krahun e djathtë dhe do të doja ta kisha dashur ta spostoja në mesfushë në këtë ndeshje. Por e kemi krahun e majtë zbuluar dhe nga ai krah sulmon Torzhe, që është shumë i shpejtë. Lila di të luajë mirë në hapësirë dhe mbron mirë kundër lojtarëve të shpejtë.” Por në Francë, Kuzhe sheh dy anë, një negative dhe një pozitive. Natyrisht që negative është paraqitja e Ujkanit, që duke filluar që nga miqësorja me Malin e Zi, e deri te ndeshja e fundit kundër Francës, ka pësuar gola naivë. Megjithatë, kroati nuk e bën dramë këtë situatë. “Ne e ndjekim Ujkanin në Serie A dhe e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë. Për momentin është vetëm një ngërç psikologjik, por do ta kalojë. Vendimi ynë është që Ujkani mbetet portieri ynë i parë, pavarësisht ndonjë gabimi që ka bërë së fundmi”. Ndërsa, nuk lë pa nxjerrë në pah lojën e Roshit. “Sikur të kishim edhe 2-3 lojtarë si ai, sikur t’i fitonim nga ky edicion, atëherë do të kishim bërë vërtet një punë të mirë”.

Në fund, Kuzhe komenton edhe kundërshtarin. Për të, Rumania “do të përpiqet që ta mbyllë mirë këtë edicion. Edhe ne këtë qëllim kemi. Të lëmë diçka pozitive nga ky kualifikim”. Ndërsa bën edhe opinionistin për Francë-Bosnje, që do të caktojë kryesuesen e grupit. “Nuk është ndeshje e lehtë për Francën, pavarësisht se ka eksperiencë dhe lojtarë të shkëlqyer, pa presion për të fituar patjetër. Bosnja ka lojtarë shumë të mirë që luajnë futboll, që mbajnë topin, ata kanë diçka që nuk shkon. Ata nuk kanë mentalitetin dhe agresivitetin e nevojshëm për të tilla ndeshje”, - përfundon ai.

Grupi D

Sot

Francë – Bosnje 21:00

Shqipëri – Rumani 21:00

Renditja

Skuadra N F B H P

1) Franca 9 6 2 1 20

2) Bosnja 9 6 1 2 19

3) Rumania 9 3 4 2 13

4) Bjellorusia 10 3 4 3 13

5) Shqipëria 9 2 2 5 8

6) Luksemburg 10 1 1 8 4

Formacioni

Shqipëria

Ujkani

Dallku Cana Teli Lila

Roshi Lala Lilaj Bakaj

Salihi Bogdani

4-4-2

Rumania

Pantilimon

Luçin Tamash Goian Latovlevici

Lazar Burçeanu Kristea

Torzhe Marika Mutu

4-3-3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›