E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista ka barna pediatrike dhe rimbursim të ekzaminimeve të shtrenjta

Autori i Lajmit: D.KonaBesnik Bruci, drejtori i Drejtorisë së Çmimeve dhe Rimbursimit pranë ISKSH-së, hedh poshtë pretendimet e mjekëve dhe prindërve, se mungojnë ilaçet kryesore me rimbursim për foshnjat dhe se ato që rimbursohen, janë më të këqijat. Për listën, nuk pranon konstatimin e mjekëve të lagjeve, se lista nuk ka barna pediatrike.
-Për bebet 0-1 vjeç thuhet se rimbursimi është 100%. Por na rezulton, se shumica e tyre nuk përfitojnë asnjë lloj rimbursimi, pasi me ndonjë përjashtim për sëmundje tepër të rënda, nuk ka në listë barna të rimbursushme për këtë moshë. Dhe sikur prindërit të mos kenë t ua blejnë, merret me mend ç pasoja ka për shëndetin e fëmjëve.
Konstatimi juaj nuk është i saktë. Lista ka antibiotikë, antipiretikë, vitamina A, A+D etj. Gjithashtu, fëmijët 0-12 muajsh përfitojnë falas edhe një numër ekzaminimesh të shtrenjta spitalore, që shkojnë nga 3800 deri në 40 mijë lekë të reja.
-Sa ilaçe ka gjithsej lista për bebet? Për cilat sëmundje? (Një listë aktuale). A ka në listë ilaçe për aneminë p.sh. ose për temperaturën, ilaçe me veprim urologjik, kundër dhimbjeve, për ulje tensioni, antihistaminikë dhe kortizonikë?
Fëmijët 0-12 muaj përfitojnë falas çdo lloj bari që përfshihet në Listën e Barnave që Rimbursohen. Edhe një herë bëjmë me dije, se në këtë listë ka barna antianemike ,vitaminike, antibiotikë ,antiepileptikë, antipiretikë, për të sëmurët me Thalasemi etj. Nuk mund të japim një numër të saktë, pasi fëmijët përfitojnë të gjitha barnat që janë në listë, në varësi të sëmundjes dhe përshkrimit të mjekut. Ka barna që përdoren edhe për fëmijët edhe për të rriturit, në varësi të dozës, ndaj nuk mund të jepet një numër i saktë.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›