Kronika Shkurt
Tiranë, në pranga 31-vjeçari për shkatërrim të pronës
Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, për shkatërrim me dhunë të pronës. Specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Shkatërrimit të Pronës vunë në pranga Oltion Kokonën, 31 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në ambientet e studios belge “51N4E” në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” duke dëmtuar pajisjet elektronike. Sipas burimeve të policisë, 31-vjeçari kishte pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e studios. Ai ishte i punësuar në këtë studio. Kokona kishte shkuar aty për të kërkuar një sasi parash të papaguara. Por duket se nuk ka arritur që të gjejë gjuhën e përbashkët me punëdhënësin. Nisur nga kjo, ai ka filluar që të thyejë të gjitha pajisjet që ndodheshin. Është lajmëruar menjëherë policia, e cila ka shkuar në vendngjarje. Ata kanë ndaluar të riun dhe i kanë vënë atij prangat. Ai akuzohet për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”.
Shkodër, kapet drogë në kufi
Forcat e policisë së Malësisë së Madhe sekuestruan ditën e djeshme një sasi prej 767 gramësh lëndë narkotike, të dyshuar si heroinë. Gjithashtu u zbuluan edhe 7 fishekë të kalibrit 6.35 mm pranë Pikës Kufitare të Hanit të Hotit, ndërkohë që po punojnë për ndalimin e poseduesit të tyre, i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Burime nga policia e Shkodrës deklaruan se shtetasi i paidentifikuar po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi dhe i favorizuar nga terreni i pyllëzuar është larguar duke hedhur në tokë një çantë, në të cilën ndodheshin lënda narkotike dhe fishekët. Sipas policisë, pas kontrollit të çantës së braktisur u konstatua një pako e ambalazhuar me peshë 767 gramë, brenda së cilës ndodheshin pako të vogla me nga 10 gramë secila, që dyshohet të jetë lëndë narkotike heroinë, si dhe 7 fishekë të kalibrit 6.35 mm. Materialet e sekuestruara në cilësinë e provës materiale u dërguan për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.
Arrestohet 20-vjeçari, shkeli rregullat e qarkullimit
Seksioni i Hetimit të Aksidenteve ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit. Ardit Tema, 20 vjeç, lindur dhe banues në Krujës, duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen”, me targë BJ082AC, në rrugën e Kamzës, pranë kthesës së Valiasit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targë BE289SH që drejtohej nga shtetasi Hasan Ali Hasani. Më pas mjeti “Wolksvagen” ka vazhduar lëvizjen e pakontrolluar dhe është përplasur me murin prej betoni të një ndërtese anash rrugës, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Kujtim Rustem Tema, 53 vjeç, pasagjer në mjetin me targë BJ082AC dhe është dëmtuar lehtë shtetasi Hasan Hasani.
Gjirokastër, humb jetën një person si pasojë e aksidentit
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kthesa e Viroit në dalje të qytetit te Gjirokastrës, teksa Neim Islami, drejtuesi i automjet tip “Benz”, me targa GJ 0586 A është përplasur me një kamion me targa FR 2961 C, i cili drejtohej nga shtetasi Fadil Sulaj. Si pasojë e përplasjes 47-vjeçari Islami ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Islami udhëtonte i vetëm me mjetin e tij dhe lëvizte nga Subashi në drejtim të Gjirokastrës, ndërsa automjeti tip kamion lëvizte nga Gjirokastra në drejtim të Fierit. Është dhënë ndihma e araë ndaj tyre, por 47-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Sipas burimeve policore, shkak i këtij aksidenti mësohet të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit, si dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit tip “Benz”.