E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruis dhe Holms harxhojnë 20 milionë për gjashtë muaj



Aktori Tom Kruis dhe gruaja e tij, Keiti Holms, kanë harxhuar pothuajse 20 milionë dollarë që kur janë zhvendosur në Nju Jork, gjashtë muaj më parë. Shumica e kësaj shume të harxhuar mendohet se ka shkuar në blerjen e tre apartamenteve të tyre në bllokun ku dyshja është duke banuar. Aktorja raportohet se po ashtu ka shpenzuar edhe në blerjen e pajisjeve të gjimnastikës, në gjëra për kujdesin e fëmijëve, veshje dhe mbrëmje të zhvilluara.

Mariah Keri fiton 1 milion dollarë nga një koncert

Kriza financiare duket se nuk ka ndikuar në potencialin fitimprurës të këngëtares Mariah Keri. Ylli i muzikës, e cila vitin që lamë prapa u martua me reperin Nik Kanon, në një ceremoni sekrete, raportohet se ka fituar plot 1 milion dollarë pasi ka kënduar në një festë private të Vitit të Ri. Sipas gazetës britanike “The Sun”, në këtë mbrëmje, të organizuar nga djali i liderit libian, Kolonel Gadafi, po ashtu kanë kënduar edhe Timbaland dhe Xhei-Z.

Bred Pit: “Anxhelina është e ndershme”

Aktori Bred Pit urren kur partnerja e tij, aktorja Anxhelina Zholi, kritikohet nga shtypi. Ylli i filmit “Fight Club” është duke rritur gjashtë fëmijë me yllin e filmit “Changeling” dhe Bred, 44-vjeçar, thotë se shkrimet e fundit, të cilat e kanë akuzuar partneren e tij si mjeshtre e kontrolleve të shtypit, e kanë bërë Zholinë të duket “manipuluese”. “Po i dal në mbrojtje. Ata nuk flasin vetëm për të vetmen grua që unë dua, por për një prej njerëzve në planet për të cilën kam respektin më të madh. Mendoj se ajo është më e ndershme se kushdo që kam takuar ndonjëherë”,- ka thënë Pit.

6 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›