E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, merret peng për borxhin



KRUJE - Marrin peng 20-vjeçarin se nuk iu ktheu borxhin, arrestohen dy të rinj në Krujë. Policia bëri të ditur se dje arrestoi 19-vjeçarin Ded Bushgjoka dhe 20-vjeçarin Ndue Ndoj, të dy banues në Dukagjin të Ri në Krujë. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 00:30 të së hënës, në fshatin Dukagjin i Ri, kanë ndaluar e marrë me forcë duke e goditur me dorezë hekuri në kokë e kërcënuar me armë zjarri automatik bashkëfshatarin e tyre B.D. Mësohet se 20-vjeçari iu kishte blerë atyre një javë më parë një motor që ata e kishin vjedhur. Por i riu nuk ua kishte dhënë lekët pas tre ditësh, ashtu siç edhe ata kishin rënë dakord me njëri-tjetrin. Nën kërcënimin e armës, autorët e kanë futur në bagazhin e një mjeti duke e transportuar në Kamëz. Kur kanë mbërritur atje, dy të rinjtë kanë ndaluar për pak momente mjetin, ndërsa pengu ka shfrytëzuar rastin për t'u larguar duke bërë edhe denoncimin. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›