Kishte braktisur banesën në kryeqytet,i moshuari Shefik Grori gjendet i vdekur
06/01/2010 Policia: Viktima është vrarë nga persona të paidentifikuar
TIRANE- Kishte braktisur kryeqytetin për të jetuar në pronat e tij në fshatin Gror, por shumë shpejt është gjetur i vdekur. Një gjë e tillë i ka ndodhur të moshuarit 71-vjeçar Shefik Grori, i cili është gjendur i pajetë në pronat e tij, ku ai jetonte prej 25 dhjetorit të vitit 2009. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gror të Tiranës, ku 71-vjeçari kishte zgjedhur të jetonte i vetmuar. Ai është gjetur i vrarë nga disa persona të zonës, të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë, e cila mbërriti në të gjitha provat në vendngjarje. Policia ka ngritur dyshimet e para ku mendohet se i vendngjarjes për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia thanë se në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor i formuar për të sqaruar me tej rrethanat dhe motivet, si dhe për të verifikuar nëse i moshuari ka gjetur vdekjen si pasojë e ndonjë konflikti mbi pronën apo ndonjë motiv tjetër. Aktualisht asnjë person nuk është ndaluar lidhur me këtë ngjarje, por policia e kryeqytetit po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj vrasjeje. Ndërkohë që materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “vrasjes me dashje”.