Verdikti per Tiranen Kolegji kerkon tabelat e rezultateve

Kolegji Zgjedhor i kërkon KQZ-së tabelat përmbyllëse të rezultatit të KZAZ- ve të Tiranës. Gjyqtarët do të verifikojnë nëse tabelat janë përmbyllur para 18 majit, ditës kur KQZ miratoi në parim aktin normativ, në bazë të të cilit nisi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. Aktualisht trupi gjykues është tërhequr në pritje të materialeve nga KQZ.