Namik Dokle përballë Berishës në Kamëz
28/05/2009 PD-PS u caktojnë kandidatëve të listës zonat e përfaqësimit në Tiranë
PD me figurat kryesore në bastione, PS me “politikën e re”
Pas tri mbledhjesh maratonë, Partia Demokratike dega Tiranë ka ndarë dje zonat elektorale që do të përfaqësohen nga kandidatët e saj në zgjedhjet elektorale të 29 qershorit. Ndarja ka të bëjë me të deleguarin e PD-së në secilën zonë, i cili është dhe kandidat në listën shumemërore. Burime nga PD-ja shprehen se në zona të ndryshme janë vendosur kandidatë të ndryshëm. Kryeministri Sali Berisha, për shembull, kësaj herë ka lënë Kavajën dhe është i deleguar në Kamëz; Majlinda Bregu ka lënë Laprakën, ku mori mandatin në zgjedhjet e kaluara, dhe ka shkuar në njësinë numër 7, ku u zgjodh deputet Presidenti i Republikës Bamir Topi. Më tej shihet se Aldo Bumçi, kryetar i PD-së së Tiranës, ka shkuar në Laprakë, një tjetër zonë kjo që njihet si bastion i PD-së. Lista më tej vazhdon me Florion Mimën, i cili do të mbulojë zonën e njësisë numër 1, pra zonën e Ali Demit, e kështu me radhë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se në bazë të renditjes kandidatët u përkasin këtyre zonave, megjithëse në opinionin publik kështu mund të duket. Partia Demokratike, të paktën për Tiranën, ka zgjedhur të përfaqësohet me figurat e saj më të mira, ndërsa Edi Rama ka zgjedhur të zgjedhurit nga ai vetë në pjesën dërrmuese të tyre. Nga ana e saj PD-ja në zona si ish-Blloku, ku në shumicë votohet për PS-në, ka zgjedhur që të përfaqësohet me emrin e Ferdinant Shehut, që është i 25-ti në listën shumemërore, por edhe banor i zonës atje. Nuk ka ndodhur e njëjta gjë me PS-në, që ka vendosur në këtë zonë Kastriot Islamin, një emër i njohur i PS-së, por gjithsesi pjesë e “politikës së vjetër”. Ndërkohë strategjia e mbulimit është thuajse e njëjtë për të dyja partitë politike, të cilat kryeqytetin e shohin si hambarin e votave dhe prodhuesin më të madh të mandateve. I gjithë qarku i Tiranës do të mbulohet me të parët e listës, pra që shkon dikur deri te numri 16, ndërsa pjesa tjetër do të jetë mbështetëse e tyre. Në raste të caktuara dhe zonë pas zone mund të mbështeten nga të gjithë kandidatët dhe figurat kryesore. Natyrisht, nuk do të jenë të pakta dhe vizitat e kryetarëve, të cilët do të mbajnë peshën kryesore të fushatës, fjalimet dhe prezantimin zonë për zonë të listës të kandidatëve të kësaj fushate, e cila parashikohet e nxehtë, ashtu si dhe vetë ditët e qershorit.
Dueli Berisha–Dokle
Është zgjedhur Namik Dokle që të jetë përballë Berishës në Tiranë nga Partia Socialiste. Një nga figurat e vjetra të Partisë Socialiste, i nënti në listën shumemërore të PS-së, do te jetë i deleguari i kësaj partie në një zonë ku PD-ja përfaqësohet me vetë kryetarin e saj Sali Berisha. Kjo nuk do të thotë se do të ketë një përballje e drejtpërdrejtë elektorale, por një përballje figurash në një prej bastioneve të PD-së në Tiranë. Në bazë të ndarjes që kanë bërë partitë, jo KQZ-ja, për përfaqësuesit e tyre Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i PD-së, që është i pari në listën shumemërore, i ka takuar të përfaqësohet në Kamëz, e cila përfshin dhe Bathoren, zonë informate, e cila është konsideruar përherë si një hambar votash për PD-në në Tiranë. Shihet qartë se përballë një politikani si Berisha Rama jo më kot ka vendosur të përballet me figurën e Namik Dokles, i cili, megjithëse përfaqëson “politikën e vjetër”, është parë si më i përshtatshmi për t’u përballur me Berishën. Burime në PS shprehen se ndarja e kësaj zone ka qenë një dilemë për vetë Ramën. E natyrisht në një zonë të tillë, qartësisht të pozicionuar djathtas, Rama nuk mund të linte figurat e reja të sjella në parti nga ai vetë, si fjala vjen Eduart Shalësin, apo Sajmir Tahirin. Gjithsesi, burimet në PS shprehen se e njëjta strategji mendohet të ndiqet edhe në qarqe të tjera të vendit, ku kundërshtari ka vendosur figurat e tij për të kandiduar. E njëjta gjë pritet të ndodhë në Korçë, Gjirokastër, Elbasan etj. Pra, figurave historike të kundërshtarit duket se Rama ka vendosur t’u përgjigjet me përfaqësuesit e “politikës së vjetër”.
Bumçi në zonën e Laprakës
Lidershipi i Partisë Demokratike ka vendosur që kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës Aldo Bumçi do të përqendrojë fushatën e tij elektorale në zonën e Laprakës. Mësohet se drejtuesit e partisë më të madhe të spektrit të djathtë të politikës shqiptare, duke marrë në konsideratë ndarjen e kandidatëve për deputetë, vendosën që Bumçi të punojë në një zonë ku në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 5 korrikut 2005 është zgjedhur deputete ministrja aktuale e Integrimit Majlinda Bregu. Bumçi, i cili sapo është zgjedhur në krye të degës së Tiranës të Partisë Demokratike, do të angazhohet në tërheqjen dhe afrimin e sa më shumë njerëzve në këtë zonë, e cila njihet si një ndër bastionet e forcës politike që përfaqëson. Në zgjedhjet e fundit parlamentare Aldo Bumçi doli deputet nga zona zgjedhore e Lezhës.
Bregu në zonën e trenit
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu është caktuar që fushatën zgjedhore në interes të Partisë Demokratike ta zhvillojë në zonën që përfshin stacionin e trenit në kryeqytet. Krerët më të lartë të PD-së kanë vendosur që Bregu të punojë sa më shumë për të mundësuar afrimin dhe marrjen e votës së elektoratit të kësaj zone për partinë që përfaqëson. Drejtuesit e PD-së kanë caktuar ministren e Integrimit për të punuar në një zonë që gjithashtu mund të përkufizohet si mbështetëse e kësaj partie, pasi në zgjedhjet parlamentare të korrikut 2005 deputet u zgjodh ish-nënkryetari demokrat Bamir Topi, sot President i Republikës. Po në këtë zonë në zgjedhjet e pjesshme parlamentare deputet u zgjodh kandidat i Partisë Demokratike Edi Paloka. Duket se Bregut i kanë lënë një zonë relativisht të lehtë për t’u afruar me PD-në.
Mima në zonën e Ali Demit
Zëvendësministri i Financave Florion Mima është caktuar që në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit do të merret me bindjen e elektoratit të zonës së Ali Demit për të votuar PD-në. Pas analizës së kryer nga lidershipi i demokratëve, u vendos që Mima të angazhohet pikërisht me komunitetin e kësaj zone. Në këtë fushatë, që Mima do të kryejë në emër të PD-së, ai do të përballet me kandidaten për deputete të Partisë Socialiste Elia Spiropali, e cila do të bëjë të njëjtën gjë për partinë e saj. Gjatë kësaj fushate Mima do të përpiqet të bindë banorët duke përcjellë mesazhin e ndryshimit që ka pësuar vendi gjatë katër vjetve të fundit të qeverisjes së Partisë Demokratike. Kryesia e PD-së vendosi që numri dy i financave shqiptare të renditej i shtati në listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Tiranës.
Qarku i Tiranës
PS
Njësia 1: Elisa Spiropali
Njësia 2: Enkelejda Shkreli
Njësia 3: Vasilika Hysi
Njësia 4: Gert Janaqi
Njësia 5: Kastriot Islami, Ditmir Bushati
Njësia 6. Eduart Shalsi
Njësia 7: Fatmir Xhafaj
Njësia 8: Besnik Bare
Njësia 9: Andis Harasani
Njësia 10: Auron Tare
Kavajë: Artan Lame
Nësia 11, Kamza: Namik Dokle
Fshatrat e Tiranës: Xhemal Qefalia, Mehmet Hasalami, Dashamir Peza