E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeeksperti i Strasburgut për pushtetin vendor i kërkon Ramës të mos bojkotojë asnjë palë zgjedhje, as ato të pjesshmet e 15 nëntorit

Këshilli i Europës i bën thirje Partisë Socialiste të mos i bojkotojë zgjedhjet vendore të 15 nëntorit dhe ato të vitit të ardhshëm.Presidenti i Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale në në KE, Ian Mikalef, i kërkon opozitës të përfshihet në proces dhe në rast parregullsish t’i drejtohet gjykatës. “Mendoj se demokracia nuk është të bojkotosh atë që është proces demokratik. Gjëja e duhur në demokraci është dialogu. Siç e kam thënë edhe më parë unë i inkurajoj partitë politike të hyjnë në dialog, por nuk është pritur për mirë. Nëse ka ndonjë bojkot të ndonjë procesi demokratik ne kemi rënë dakort me qeverine se do të ftohemi si kongres për te monitoruar zgjedhjet e ardhshme, jo sepse kemi ndonje dyshim për procesin politik në këtë vend, por sepse duam të jemi këtu për të parë mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve. Mendoj se kur e krahasojmë Shqipërinë me vende te tjera europiane është bërë shumë përsa i përket rregjistrimit të votuesve dhe listat e votuesve në kuptimin që sot kemi mjete elektronike dhe nëse aplikohet Shqipëria eshtë një nga vendet që ka arritje të mëdha në një kohë kaq të shkurtër kur bëhet fjalë për përmirësimin e identifikimit të votuesve. Por sërish mesazhi im është që zgjedhjet të mos bojkotohen. Nëse ka dicka që nuk shkom me zgjedhjet opozita ka të drejtën dhe ne do të shohim nëse kjo e drejtë ekziston që ata të shkojnë në gjykatë dhe ta lënë atë të vendosë sepse në një vend demokratik duhet të ushtrohet ligji dhe për Këshillin e Europës ushtrimi i ligjit është një princip themelor, një vlerë themelore” tha Mikalef.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›