Kryegjyqtari i Tiranës jep dorëheqjen
20/01/2009 Albert Meçi
TIRANË- Kryetari i gjykatës së Tiranës, Albert Meçi, ka dhënë dje dorëheqjen. Bëhet e ditur se në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë Albert Meçi ka depozituar kërkesën për dorëheqje, e cila është marr më pas në shqyrtim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Arsyeja e dhënies së dorëheqjes sipas burimeve nga KLD-ja është kandidimi i tij për anëtarë të Gjykatës së Apelit. Pikërisht këtë arsye është shprehur edhe vet në një deklaratë kryetari i Gjykatës më të madhe në vend se Meçi u emërua në krye të kësaj gjykate zyre vjet më parë, pikërisht në momentin, kur ish-kryetari Sokol Çomo dhe nënkryetarja u larguan për të qenë pjesë e KLD-së. Albert Meçi është 35 vjeç dhe mendon se karriera e tij është e mjaftueshme për të qenë pjesë e Gjykatës së Apelit. Ndërkohë që ai është shprehur se ka dhënë dorëheqjen si kryetar i gjykatës së Tiranës për të qenë i barabartë në lojë me kandidatët e tjerë.