E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryegjyqtarja Becaj: Të kthejmë besimin e publikut

Diskutantët

E pranishme në analizën vjetore të Gjykatës së Tiranës ishte edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj. Në fjalën e saj, kryegjyqtarja vuri theksin te kthimi i besimit në publik. Ajo u shpreh se busulla e gjithë gjyqësorit është ligji dhe vetëm ligji. “Nëse gjyqtarët do të zbatojnë ligjin në çdo pikë të tij, edhe korrupsioni do të eliminohet dhe në këtë rast publiku do të ketë vëmendjen më të madhe tek e gjithë trupa gjyqësore. Ne nuk kemi sistem të korruptuar, por në gjyqësor ka individë të tillë. çfarë duhet bërë për këtë? Unë them se rritja e përgjegjësisë do të jetë një trajtim shumë i mirë për korrupsionin”, tha kryegjyqtarja. Ajo shtoi se gjyqtarët e gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kanë një volum pune shumë të madhe, ndërkohë që kanë nevojë për një infrastrukturë më të mirë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›