Mazhoranca: Ligj të ri për hapjen e dosjeve
Nisma
Mazhoranca do të hartojë një ligj të ri për hapjen e dosjeve të komunizmit. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, do të deklaronte disa ditë më parë se “lustracioni është një çështje me karakter të theksuar politik, për të cilin mazhoranca ka pasur një angazhim serioz dhe të plotë, dhe ajo do të luftojë”. Ndërkohë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit, reagoi edhe deputetja e mazhorancës, Mesila Doda, e cila tha se vendimi u mor falë presionit të kreut të opozitës, Edi Rama, teksa shtoi se hapja e dosjeve mund të bëhet edhe përmes një referendumi popullor. “E cilësoj këtë si aktin më të rëndë në mbështetje të krimeve të rënda kundër njerëzimit të sistemit komunist, krime të cilat janë kryer sistematikisht në këtë vend për 50 vjet rresht”, tha deputetja e PD-së.
#