Sistemi zgjedhor bllokon zgjedhjet brenda Partise Demokratike
Pritet ndryshimi i statutit dhe përshtatja e organizimit me sistemin e ri zgjedhor. Kanë “ngrirë” zgjedhjet për postet e kryetarëve të nëndegëve në të gjithë vendin
Eljona Ballhysa
Miratimi i sistemit të ri zgjedhor duket se ka bllokuar zgjedhjet brenda strukturave të Partisë Demokratike. Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar është dhënë urdhër që deri në miratimin e ndryshimeve në statutin e partisë të “ngrijnë” zgjedhjet brenda strukturave të Partisë Demokratike në të gjitha degët.
Ngrirja
Sipas burimeve, ka qenë vetë kryeministri Berisha, i cili ka kërkuar ngrirjen e zgjedhjeve në nivelin e kryetarëve të nëndegëve. Ai ka bërë të ditur se duhet më parë të realizohen ndryshimet në statutin e partisë në mënyrë që edhe organizimi i partisë t’u përshtatet ndryshimeve të reja në Kushtetutë, siç është dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Sipas burimeve, ndryshimet e reja në statut pritet të sjellin dhe një skemë të re të organizimit të Partisë Demokratike. Pikërisht për këtë arsye janë bllokuar dhe zgjedhjet për postet e kryetarëve të nëndegëve. Për herë të parë në zgjedhjen e këtyre strukturave do të aplikohej parimi i votimit “një anëtar, një votë”. Deputetët e PD-së bëjnë të ditur se aktualisht në degët e PD-së po punohet në drejtim të rinovimit të anëtarësisë dhe të verifikimit të saj, duke plotësuar dhe regjistrat ku mbahen lista e anëtarëve të degëve. Ndërkohë që po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet në seksione dhe grupseksione, të cilat janë strukturat e nivelit më të ulët të organizimit të PD-së.
Ndryshimet
Sipas burimeve nga PD-ja, në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar është hedhur dhe një ide për një skemë të re organizimi, e cila i përshtatet dhe sistemit të ri zgjedhor, proporcional rajonal. Skema e re parashikon zgjedhjen vetëm të 12 kryetarë degësh, të cilët do të jenë në nivel qarku. Vendosja e një kryetari dege të PD-së në nivel qarku pritet të sjellë më pak kryetarë nëndegësh, proces ky i cili do të sjellë reduktim të burokracisë, por gjithashtu dhe rritje të përgjegjësive. Këta kryetarë do të kenë përgjegjësi për organizimin e të gjithë strukturës së partisë në nivel qarku në rast të proceseve zgjedhore si parlamentare, ashtu dhe lokale. Nga ana tjetër, skema e re synon dhe largimin nga postet drejtuese të shumë kryetarëve të degëve të PD-së në rrethe. Burimet bëjnë të ditur se zgjedhjet në parti do të sjellin një fytyrë të re të PD-së përpara elektoratit, veçanërisht në qytetet kryesore. Sipas burimeve, pritet që kryetarët e degëve të PD-së në qytetet kryesore nuk do të rikandidojnë sërish për të mbajtur postet drejtuese. Megjithëse procesi do ende kohë që të kristalizohet dhe aktualisht është në fazën e diskutimit në nivelet e larta drejtuese të partisë, burimet bëjnë të ditur që kryeministri Berisha mban mbi tryezë emrat e kandidatëve për kryetarë të degëve të PD-së në 12 qarqet e vendit. Pritet që kjo skemë të bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
26 Qershor 2008