Kryeministi Berisha zhvillon një bisedë telefonike me kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç
Kryeministri Berisha pati gjatë ditës së sotme një bisedë telefonike me kryeministrin e Malit të Zi, zotin Milo Gjukanovic, në të cilën i shprehu urimet më të përzemërta për zhvillimet e referendumit në përputhje me standartet demokratike dhe rilindjen e pavarësisë së Malit të Zi.
Në këtë bisedë kryeministri Berisha e siguroi kryeministrin Gjukanoviç, se Republika e Malit të Zi dhe populli malazez do të gjejnë tek qeveria dhe populli shqiptar, një partner dhe mik, me të cilin do të bashkërendojnë përpjekjet për integrimin euroatlanitk.
Nga ana e tij, kryeministri i Malit të Zi, Gjukanoviç i shprehu kryeministrit Berisha falenderimet më të përzemerta për urimin e tij, si dhe për kontributin dhe mbështetjen që i ka dhënë në zhvillimet e referendumit, në Malin e Zi.
Zoti Berisha e ftoi kryeministrin Gjukanoviç të vizitojë Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.